Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim të rëndësishëm me kryetarin e bashkisë së Piana degli Albanesi në Itali, në kuadër të nismave për forcimin e marrëdhënieve kulturore dhe institucionale me komunitetet arbëreshe. Takimi u fokusua në rritjen e shkëmbimeve kulturore dhe bashkëpunimit me arbëreshët, duke vlerësuar hapat pozitivë të ndërmarrë vitet e fundit.
Gjatë bisedimeve u diskutua mundësia e bashkëpunimit për organizimin e festivalit të filmit në Piana, me synimin që Kosova të prezantohet në komunitetet arbëreshe përmes aktiviteteve artistike dhe kulturore. Ky projekt synon të krijojë ura të reja komunikimi dhe promovimi mes Kosovës dhe diasporës së vjetër shqiptare në Itali.
Një tjetër temë me rëndësi ishte përfshirja e komunitetit arbëresh në programin veror “Taste Kosovo”, një iniciativë që synon forcimin e lidhjeve kulturore dhe rritjen e njohjes së Kosovës nga të rinjtë dhe familjet arbëreshe. U theksua gjithashtu nevoja për krijimin e lidhjeve të reja mes institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë dhe universiteteve të rajonit, përmes projekteve të përbashkëta kërkimore, shkëmbimeve akademike dhe lëvizshmërisë studentore.
Kryeministri Kurti, së bashku me Zëvendësministren Liza Gashi, e cila ka vizituar më herët Pianën, shprehu gatishmërinë për të mbështetur promovimin dhe mësimin e gjuhës arbëreshe, të cilën e konsideroi një urë lidhëse dhe pjesë të identitetit kombëtar dhe kulturor të përbashkët.
Në takim u trajtua edhe ideja për nisjen e një projekti të madh kulturor: ndërtimin e një statuje të Komandantit Legjendar Adem Jashari në komunën e Piana degli Albanesi. Në takim ishte i pranishëm edhe ideatori i projektit, Sami Kabashaj, përfaqësuar nga Valon Kabashaj.
Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit midis Kosovës dhe komuniteteve arbëreshe në Itali, duke forcuar lidhjet historike, gjuhësore dhe kulturore që bashkojnë prej shekujsh dy brigjet e Adriatikut.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.