Kurti në Manastir: Gjuha dhe alfabeti, ura që bashkon shqiptarët përtej ndarjeve

E martë, 17 Nëntor, 2026

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në kremtimet  e 117-vjetorit të Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, në aktivitetin zyrtar të organizuar nga qeveria e Maqedonisë së Veriut në Manastir, vendin historik ku më 1908 u mbajt Kongresi i Alfabetit.

Në fjalën e tij, Kurti theksoi rëndësinë historike dhe bashkuese të vendimeve të Kongresit të Manastirit, duke kujtuar se rruga drejt njësimit të gjuhës ka vijuar nga viti 1908 deri te Kongresi i Drejtshkrimit më 1972. Sipas tij, përpjekja për unifikimin e shkrimit të shqipes nuk ka qenë vetëm çështje praktike, por mbi të gjitha një mjet për të ruajtur unitetin kombëtar.

“Që nga Kongresi i Manastirit e deri te Kongresi i Drejtshkrimit, kemi bërë përpjekje për të njësuar shkrimin e shqipes. Kjo jo vetëm për arsye operative, por për një arsye më të thellë: që përkundër ndarjeve politike, krahinore e ideologjike, shqiptarët të bashkoheshin te gjuha. Lëvrimi i njëkohshëm i gjuhës së shkruar është ende kusht që të përballojmë e kapërcejmë efektet e ndarjeve të tjera,” u shpreh kryeministri në detyrë.

Ai theksoi se kombi nuk duhet parë vetëm si pjesë e së kaluarës, por si realitet i së tashmes dhe projekti i së ardhmes. “Kombi nuk është në të kaluarën, është në të tashmen dhe të ardhmen. Përveçse masë njerëzore, është edhe frymë që e kthen masën në bashkësi. Bashkë na bën gjuha si fakt i natyrshëm, politikisht bashkë na bën shkrimi i njësuar i saj,” tha Kurti.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.