Tragjedi në Pejë:Vëllai i reperit Gjesti, Eldion Kelmendi humb jetën në aksident

E martë, 17 Nëntor, 2026

Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Bllagajë të Pejës, ku ka humbur jetën Eldion Kelmendi, vëllai i reperit të njohur Gjesti. Ngjarja është konfirmuar nga banorët e fshatit Treboviq dhe nga Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit të fshatit Treboviq, aksidenti ka ndodhur afër fshatit Qungur. Përveç viktimës, një tjetër person ka mbetur i lënduar rëndë dhe ndodhet në spitalin e Pejës. Banorët kanë shprehur ngushëllimet për familjen Kelmendi.

Zëdhënësi i Policisë së Pejës, Fadil Gashi, bëri me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:00 dhe ka përfshirë një veturë dhe një katërçikletë. Policia dhe autoambulanca kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e Kelmendit, ndërsa personi i lënduar është dërguar për trajtim.

Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe fansat e reperit Gjesti, ndërsa hetimet mbi shkaqet e aksidentit vazhdojnë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.