Administrata Trump nis hetim federal ndaj Fondacionit të George Soros

E martë, 17 Nëntor, 2026

Administrata e presidentit Donald Trump ka hapur një front të ri ligjor kundër Fondacionit “Shoqëria e Hapur” (Open Society Foundation), të financuar nga miliarderi George Soros, duke iu referuar një raportimi të publikuar nga New York Times.

Sipas burimeve, Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Todd Blanche ka dërguar një direktivë në të paktën gjashtë zyra të prokurorëve federalë në Kaliforni, Nju Jork, Uashington D.C., Çikago, Detroit dhe Maryland. Udhëzimi parashikon shqyrtimin e akuzave për përfshirjen e degëve të fondacionit në aktivitete të paligjshme.

Fondacioni i themeluar nga Soros akuzohet për mbështetje të terrorizmit, mashtrim financiar dhe shkelje të tjera të rënda, përfshirë zhvatje. Një raport i konservatorëve të Capital Research Center përmendet si bazë e hetimeve, duke pretenduar se fondacioni ka derdhur mbi 80 milionë dollarë në organizata të lidhura me dhunë ose terrorizëm.

Një prej shembujve të përmendur në raport është organizata palestineze për të drejtat e njeriut al-Haq, e cilësuar nga Izraeli në vitin 2022 si mbulim për aktivitete terroriste.

Nga ana tjetër, “Open Society Foundation” i ka hedhur poshtë me forcë akuzat, duke e konsideruar fushatën ligjore si një sulm “politikisht të motivuar dhe të rrezikshëm për lirinë e fjalës”. “Kur pushteti keqpërdoret për të sulmuar disa, në rrezik futen të drejtat e të gjithëve”, theksohet në reagimin e fondacionit.

Trump prej kohësh është shprehur hapur kundër Soros, të cilin e akuzon se financon “kaos politik” dhe lëvizje kundërshtare ndaj administratës së tij, madje ka kërkuar publikisht edhe burgosjen e tij.

https://www.nytimes.com/2025/09/25/us/politics/justice-trump-george-soros-foundation.html

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.