Spiropali takohet me Richard Grenell në Nju Jork, fokusi aleanca Shqipëri–SHBA

E martë, 17 Nëntor, 2026

Në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, zhvilloi në Nju Jork një takim të rëndësishëm me Richard Grenell, Emisarin Special të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për Misionet e Posaçme dhe njëkohësisht Drejtorin Ekzekutiv në detyrë të “John F. Kennedy Center for the Performing Arts” në Uashington.

Në takim morën pjesë gjithashtu presidenti Bajram Begaj dhe ministra të Jashtëm të rajonit. Diskutimet u fokusuan në riafirmimin e aleancës së fortë strategjike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe në mundësitë për thellimin e bashkëpunimit politik dhe ekonomik.

Ministrja Spiropali theksoi se “fuqizimi i marrëdhënieve mbetet një prioritet kryesor për qeverinë shqiptare, teksa vazhdojmë të punojmë së bashku për thellimin e bashkëpunimit ekonomik.” Ajo shtoi se gjatë takimit u rikonfirmua “aleanca e palëkundur e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara – si objektivi ynë kryesor strategjik”.

Takimi u zhvillua në një periudhë intensive të angazhimeve diplomatike në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku liderët botërorë po diskutojnë çështje globale madhore si paqja, siguria dhe zhvillimi i qëndrueshëm.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.