Dronë të cilët dyshohet se janë nisur nga territori i Serbisë janë vërejtur ditët e fundit duke fluturuar mbi pjesën veriore të Kosovës. Lajmin e bëri të ditur drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, i cili theksoi se situata po monitorohet nga afër.
“Kohën e fundit kemi pasur fluturime të dronëve që ne po dyshojmë se po vijnë nga territori i Serbisë në pjesën veriore të Kosovës. Policia është në kontakt me KFOR, jemi duke bërë monitorimin dhe duke parë se çfarë mund të bëhet”, u shpreh Hoxha pas ceremonisë së shkatërrimit të armëve.
Ai nënvizoi se, ndonëse rreziku ekziston për pjesën e kufirit, qytetarët nuk janë të rrezikuar pasi institucionet janë të angazhuara për sigurinë e tyre. “Është e rrezikshme për pjesën e kufirit po, por për qytetarët tanë jo. Ne jemi duke i mbrojtur. Ndërsa hapësira ajrore është përgjegjësi e KFOR-it. Ne e kemi njoftuar KFOR-in dhe partnerët tanë, dhe ata janë duke punuar në këtë drejtim”, shtoi Hoxha.
Policia dhe KFOR-i pritet të vijojnë bashkëpunimin për të vlerësuar situatën dhe për të parandaluar çdo kërcënim të mundshëm ndaj sigurisë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.