Presidentja Osmani: Kosova mbetet vendi më pro-evropian dhe i sigurt në rajon

E martë, 17 Nëntor, 2026

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë dje në takimin tradicional të organizuar nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, me përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor.

Gjatë fjalës së saj, Osmani theksoi se Kosova është vendi më pro-evropian dhe një nga më të sigurtët në Evropë, duke nënvizuar angazhimin e institucioneve të Kosovës për të ecur me vendosmëri drejt rrugës së integrimit evropian.

“Kosova do të vazhdojë të punojë me përkushtim drejt integrimit në BE, në linjëzim të plotë me politikat e Bashkimit Evropian,” u shpreh Presidentja Osmani.

Takimi u zhvillua në kuadër të dialogut të përhershëm mes BE-së dhe vendeve të rajonit për të diskutuar mbi perspektivën evropiane dhe sfidat e përbashkëta.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.