Ambasadorët e Shqipërisë dhe Kosovës vizitojnë komunitetin shqiptar në Bursa

E martë, 17 Nëntor, 2026

Më 24–25 shtator 2025, komuniteti shqiptar në Bursa dhe institucionet vendore pritën një vizitë të rëndësishme diplomatike nga përfaqësuesit e dy shteteve shqiptare, znj. Blerta Kadzajde, Ambasadore e Republikës së Shqipërisë në Turqi, z. Agon Vrenezi, Ambasador i Republikës së Kosovës, si dhe z. Serdar Vardar, koordinator i Qendrës Kulturore Shqiptare.

Dy ambasadorët dhe përfaqësuesi i Qendrës Kulturore u mirëpritën nga Prefekti i qytetit, z. Erol Ayyıldız, përfaqësues të Dhomës së Tregtisë, si dhe nga federata, shoqata, prindër e nxënës të kurseve të gjuhës shqipe.

Në takimin me komunitetin, ambasadorët theksuan rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve duke vënë theks të veçantë tek ruajtja e gjuhës, traditës dhe kulturës shqiptare në diasporë. Me këtë rast, u dhuruan libra për mësimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare, një kontribut i përbashkët i qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës.

Ky aktivitet u përjetua si një ngjarje e veçantë, ku siç u shprehën pjesëmarrësit, “në këto dy ditë vjeshte dielli ndriçoi më shumë në qytetin tonë, duke lënë kujtime që do të mbeten gjatë në mendjet dhe zemrat tona.”

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.