Intervista/Rrënjët shqiptare në zemrën e Argjentinës,historia e Gabriela Tabárez

E martë, 17 Nëntor, 2026

Gabriela Tabárez (Melloni) nënkryetare e Shoqatës Patriotike Shqiptare “Skënderbeu” në Buenos Aires, na çon në një udhëtim të veçantë nga zemra e Argjentinës drejt rrënjëve shqiptare. Në këtë intervistë, ajo tregon si trashëgimia e gjyshit të saj dhe puna në komunitet e kanë lidhur përjetësisht me Shqipërinë, duke ruajtur gjuhën, kulturën dhe traditat shqiptare për brezat e rinj. Një rrëfim i ngrohtë dhe frymëzues për çdo shqiptar në diasporë.
Intervistoi Mihal Ciko
Faleminderit që pranoni këtë intervistë, Gabriela. Mund të na prezantoni veten dhe lidhjen tuaj me Shqipërinë?
Faleminderit! Unë jam Gabriela Tabárez, nënkryetare e Shoqatës Patriotike Shqiptare “Skënderbeu” në Buenos Aires. Jam pasardhëse shqiptare; gjyshi im, Xhelal, ishte nga Korça dhe erdhi në Argjentinë në moshën 25 vjeçare, për shkak të gjendjes ekonomike. Ai kaloi gjithë jetën këtu, u martua me gjyshen time Aurora dhe pati dy fëmijë, Ricardo dhe Aide.
Si ndikoi historia e gjyshit tuaj në jetën tuaj dhe identitetin tuaj?
Gjyshi im ishte një shembull sakrifice dhe punë të palodhur. Edhe pse u adoptua nga Argjentina, në thellësinë e zemrës së tij ai gjithmonë ndjente mungesën e tokës shqiptare. Ai më fliste që kur isha shumë e vogël për Shqipërinë e tij të lindjes, dhe unë gjithmonë ndieja dashuri për kulturën dhe historinë që ai më transmetonte – këngët, vallet, traditat familjare.
Ju keni marrë pjesë në Samitin e Diasporës Shqiptare në Tiranë më 2019. Si ishte për ju kjo përvojë?
Ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme dhe shumë emocionuese. Kur zbrita për herë të parë në Tiranë, nuk mund të përmbaja lotët – ishte një ndjenjë çlirimi dhe gëzimi, por edhe një hije trishtimi. Ndjeva se po ndreqja historinë e gjyshit tim duke qenë vetë e pranishme atje ku ai kishte lindur. Takova shumë shqiptarë nga vende të ndryshme, mësova nga traditat e tyre dhe shijova gatimet e tyre tradicionale. Ishte një përvojë e paharrueshme që më forcoi lidhjen me vendin tim të origjinës.
Si e ruani kulturën dhe traditat shqiptare në Argjentinë?
Që kur isha e vogël, kam marrë pjesë në aktivitetet e Shoqatës “Skënderbeu”. Sot, përveç se jam nënkryetare, jam mësuese dhe formuese e mësuesve të rinj. Përpiqem të përcjell kulturën dhe dashurinë për Shqipërinë tek fëmijët e mi, si dhe tek ata që unë formoj si mësues. Marrim pjesë të gjithë në festat kombëtare shqiptare dhe argjentinase, duke ruajtur kështu lidhjen e gjallë me traditat tona.
Cili është mesazhi juaj për brezat e rinj të diasporës shqiptare?
Të mos harrojnë kurrë prejardhjen e tyre, të njohin historinë e familjeve të tyre dhe të ruajnë kulturën, gjuhën dhe traditat. Për mua, kjo është mënyra më e mirë për të nderuar gjyshin tim dhe gjithë emigrantët që bënë sakrifica të mëdha për një jetë më të mirë.
    
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.