Xhubleta shqiptare prezantohet në Javën e Modës në Milano

E martë, 17 Nëntor, 2026

Në Javën e Modës në Milano, është prezantuar koleksioni i Moralda Durra i kushtuar xhubletës shqiptare, me titullin “Një mijë e një fije”.

Ky koleksion është një homazh bashkëkohor ndaj xhubletës, veshjes më të hershme shqiptare, që rikthen në kujtesë trashëgiminë tonë kulturore. Sfilata u zhvillua në ambientet e hotelit Four Seasons të Milanos, ku xhubleta mori vëmendjen e publikut dhe kritikëve të modës.

Moralda Durra
Moralda Durra

“Një mijë e një fije” ka fituar më parë çmimin e parë në Muza Competition 2025, një projekt i mbështetur nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Koleksioni i Durras është kryesisht i ndërtuar me shajak të zi, një lloj stofi prej leshi, të zbukuruar me gajtanë të hollë prej leshi të zi, duke riinterpretuar thelbin e xhubletës në një mënyrë moderne, konceptuale dhe minimalistike. Sipas stilistes, çdo fije e koleksionit krijon një lidhje simbolike midis grave të shoqërisë shqiptare të hershme dhe grave bashkëkohore.

Xhubleta shqiptare, e shpallur në vitin 2022 si trashëgimi kulturore botërore nga UNESCO, rikthehet kështu në skenën ndërkombëtare të modës përmes këtij projektit unik.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.