Nju Jorku hapi sot programin e parë dygjuhësh shqip-anglisht në shkollat publike

E martë, 17 Nëntor, 2026

Një moment historik për komunitetin shqiptar në SHBA, dita e sotme 25 shtator 2025 ku në shkollën PS/MS 108 në Bronx u inaugurua në Programi Dygjuhësh Shqip-Anglisht (Albanian Transitional Bilingual Education – TBE). Një program që do ti japë mundësi brezave të rinj shqiptarë të mësojnë gjuhën amtare paralelisht me anglishten dhe duke garantuar ruajtjen e identitetit kulturor dhe gjuhësor.

Programi, i financuar nga Departamenti i Edukimit të Nju Jorkut, u realizua falë përpjekjeve të shumëvjeçare të veprimtarëve Mark Gjonaj dhe Drita Gjongecaj, të cilët premtojnë se iniciativa do të shtrihet në të gjitha lagjet e qytetit ku jetojnë shqiptarë.

Në ceremoninë historike morën pjesë Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla, Ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati, fëmijë, prindër dhe pjesëtarë të komunitetit. Gjithashtu, ishin të pranishëm figura të larta të arsimit në Nju Jork si Superintendentja Cris Vaughan, kongresistja Alexandria Octavia-Cortez, Senatorja e Shtetit Nathalia Fernandez dhe Anëtari i Asamblesë John Zaccaro Jr.

Mark Gjonaj, ish kryetar i Këshillit Koordinues të Diasporës për SHBA tha ndër të tjera në fjalën e tij: “Kur ne flasim për ruajtjen e identitetit tone, traditën kulturën duhet të kuptojmë që pa gjuhë nuk ka identitet, nuk ka kulturë. Kështu që jemi me shumë fat dhe duhet të jemi krenarë dhe çdo prind duhet të jetë krenar që ka regjistruar fëmijën në këtë program Ne do të bëjmë çka duhet që fëmijët tuaj të kenë sukses dhe kurrë të mos harrojnë se nga vijnë”,

Drita Gjongecaj e përshkroi këtë nismë si një fitore të madhe për diasporën shqiptare: “Zyrtarizimi i shqipes në shkollat publike i jep dinjitet gjuhës sonë, u jep zë prindërve tanë dhe inkurajon të rinjtë që ta ruajnë identitetin e tyre brenda një shoqërie shumëkulturore. Ky program nuk është thjesht një kurs gjuhësor, por një model institucional që afirmon gjuhën shqipe përkrah gjuhëve më të mëdha të komuniteteve në Nju Jork”.

Sipas saj, ky program nuk është thjesht një kurs gjuhësor, por një model institucional që afirmon gjuhën shqipe përkrah gjuhëve më të mëdha të komuniteteve në Nju Jork. “Ky është një akt fuqizimi, një urë mes brezave dhe një garanci që fëmijët tanë do të rriten krenarë për identitetin e tyre,” theksoi ajo.

Gjatë vizitës, Presidenti Begaj takoi nxënësit dhe mësuesit, shpërndau libra simbolikë për nxënësit dhe e quajti këtë hapje “një moment shumë të bukur dhe emocional”, duke nënvizuar se mësimi i shqipes i jep fëmijëve rrënjë dhe lidhje me identitetin e tyre. Ministrja Gërvalla, e cila u rrit në emigracion, foli për rëndësinë e ruajtjes së gjuhës dhe kulturës në një mjedis të huaj dhe lavdëroi programin si një shembull që mund të zbatohet edhe në vende të tjera.

Programi fillon me një klasë për kopshtin parashkollor dhe do të rritet vit pas viti, duke ofruar një klasë për çdo nivel shkollor shqiptar në qytet. Nxënësit e parë u përshëndetën me emra në ceremoninë e hapjes, ndërsa fëmijë të vegjël kërcyen, kënduan dhe recituan të veshur me kostume popullore, duke sjellë emocione për prindërit dhe të ftuarit.

Hapja e këtij programi është parë si një hap i madh përpara, jo vetëm për komunitetin shqiptar në Nju Jork, por edhe si një model që mund të frymëzojë qytete të tjera në SHBA e më gjerë për të përfshirë gjuhën shqipe në sistemet arsimore publike.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.