Presidentja e Republikës së Kosovës shprehu falënderimet e saj të veçanta për bashkatdhetarët në Staten Island dhe për shoqatat shqiptare, përfshirë “Ulqini”, “Dibra” dhe të gjitha shoqatat e tjera, për pritjen e jashtëzakonshme dhe për përkushtimin e tyre ndaj Kosovës.
“Historia e Kosovës është histori e sakrificës dhe përpjekjeve të përbashkëta. Në këtë histori, mërgata jonë në Amerikë ka shkruar një kapitull të ndritshëm, gjithmonë krah për krah me popullin tonë, duke dëshmuar se largësia nuk e shuan kurrë dashurinë për atdhe”, theksoi presidentja.
Ky takim dhe mesazh vlerësojnë rolin e mërgatës shqiptare në ruajtjen e lidhjeve kulturore dhe kombëtare, si dhe kontributin e saj të vazhdueshëm në promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.



