Përfaqësuesi i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka dorëzuar një kërkesë zyrtare për krijimin e një komisioni të posaçëm parlamentar që do të hetonte rastet e vdekjeve të ushtarëve shqiptarë në Armatën Popullore të Jugosllavisë gjatë viteve ’80.
Në kërkesën drejtuar kryetares së Kuvendit, Ana Bërnabiq, Kamberi thekson se nisma vjen në një kohë kur Serbia po përgatitet të rikthejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak, duke shkaktuar shqetësim të madh te shqiptarët e Luginës së Preshevës.
“E kaluara dhe pasojat e saj ende ndikojnë në vetëdijen kolektive të shqiptarëve,” ka deklaruar Kamberi, duke kujtuar se 135 të rinj shqiptarë humbën jetën në rrethana të dyshimta gjatë shërbimit ushtarak.
Shumë prej këtyre rasteve u regjistruan zyrtarisht si “vetëvrasje”, “aksidente” apo “shkelje disiplinore”. Por, sipas familjarëve, trupat shpesh mbanin shenja dhune, duke ngritur dyshime serioze për vrasje me motive etnike dhe politike. Mungesa e hetimeve të pavarura dhe transparencës ka ushqyer bindjen se bëhej fjalë për krime të mbuluara nga institucionet.
Kamberi ka theksuar se fenomeni ka mbetur i heshtur në diskursin publik në Serbi, duke reflektuar, sipas tij, mungesë serioze të përballjes me të kaluarën dhe diskriminim institucional ndaj shqiptarëve.
Ai ka propozuar që komisioni i posaçëm të përfshijë, përveç deputetëve, edhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe të komunitetit shqiptar, për të garantuar një proces të drejtë dhe transparent.
“Drejtësia për viktimat është gurthemeli i pajtimit dhe i një të ardhmeje më të mirë për të gjithë,” është shprehur Kamberi.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.