SHBA/ Botohet në anglisht romani “The Trafficker” i shkrimtares Mirela Kanini

E martë, 17 Nëntor, 2026

Romani “The Trafficker” (“Trafikanti”) i shkrimtares shqiptaro-amerikane Mirela Kanini është botuar në gjuhën angleze nga shtëpia botuese prestigjioze “MindStir Media”. Libri sjell në vëmendje një nga plagët më të mëdha të shoqërisë shqiptare të dekadave të fundit: trafikun e drogës dhe pasojat shkatërrimtare që ai ka lënë mbi shumë të rinj të pambrojtur e pa shpresë për të ardhmen.

“The Trafficker” është një histori dashurie, force dhe mbijetese, ku kufiri mes fatit dhe zgjedhjes personale bëhet i brishtë. Personazhi kryesor, Mia, një avokate e re emigracioni në prag martese, përballet me një kthesë të papritur në jetën e saj kur takon klientin misterioz Alen, i cili mbart një të shkuar të errët dhe sekrete që e ndjekin pa mëshirë. Romani ndërthur emocionin, intrigen dhe tensionin e një thriller-i me fund të paparashikueshëm.

Nëpërmjet historisë së Mias dhe Alenit, autorja Kanini sjell një reflektim mbi realitetin e dhimbshëm të trafikut, ku shumë të rinj përfshihen në rrjete kriminale si mjet mbijetese, por gjithashtu edhe mbi fuqinë e dashurisë për të sfiduar të kaluarën.

Romani tashmë është i disponueshëm në Amazon, Barnes & Noble dhe platforma të tjera ndërkombëtare, ndërsa në Shqipëri gjendet në libraritë Adrion, Albas dhe të tjera.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.