Ambasada e Shqipërisë në Sofje nderohet me “Monedhën e Artë për Kulturën”

E martë, 17 Nëntor, 2026

Ambasada e Shqipërisë në Bullgari dhe Ambasadorja Inid Milo janë vlerësuar me Çmimin “Monedha e Artë për Kulturën”, një nga nderimet më prestigjioze të Komunitetit Shkencor dhe Kulturor të Këshillit të Evropës – Klubi i Elitës Kulturore dhe Shkencore bullgare.

Ceremonia u zhvillua në qytetin Mezdra, në një atmosferë solemniteti dhe mikpritjeje të veçantë nga Bashkia vendase.

Në fjalën e saj të pranimit, ambasadorja Milo theksoi se ky vlerësim është një nder dhe një përgjegjësi e madhe për të ardhmen:

“Ky çmim është jo vetëm privilegj, por edhe një detyrim për të forcuar më tej shkëmbimet arsimore dhe kulturore midis Shqipërisë dhe Bullgarisë, për të nxitur respektin e ndërsjellë dhe për të ndërtuar ura të qëndrueshme mirëkuptimi mes dy vendeve tona.”

Ambasada e Shqipërisë shprehu mirënjohjen për partnerët dhe miqtë që kanë mbështetur nismat e saj në fushën e diplomacisë kulturore, duke falënderuar njëkohësisht organizatorët dhe autoritetet vendore për mikpritjen dhe angazhimin në këtë aktivitet.

Ky vlerësim i shtohet një sërë iniciativash që Ambasada e Shqipërisë në Sofje ka zhvilluar vitet e fundit për promovimin e kulturës, trashëgimisë dhe identitetit shqiptar në Bullgari, duke e kthyer diplomacinë kulturore në një urë të fuqishme lidhjeje mes dy vendeve.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.