Piana degli Albanesi në festën e 50-vjetorit të Institutit Kulturor Ladin

E martë, 17 Nëntor, 2026

Komuniteti i Piana degli Albanesi ishte i pranishëm në festimet e 50-vjetorit të Institutit Kulturor Ladin në Trentino, duke përfaqësuar denjësisht traditat arbëreshe në një nga aktivitetet më të rëndësishme kulturore të pakicave gjuhësore në Itali.

Festimet nisën të shtunën, më 14 shtator, me konferencën “Pakicat gjuhësore të Italisë në ditëlindjen e Majon di Fascegn”, ndërsa të dielën, më 15 shtator, vijuan me Gran Festa d’Ista në Canazei, ku u zhvillua parada historike me pjesëmarrjen e mbi 600 personave të veshur me kostume tradicionale nga e gjithë Italia.

Pjesëmarrja e arbëreshëve të Piana degli Albanesi u mirëprit me shumë entuziazëm. Veçanërisht, veshjet tradicionale arbëreshe u kthyen në një nga atraksionet kryesore të paradës. Lea Ferrara, bashkëqytetare e vendosur në Trentino, përfaqësoi komunitetin me kostumin tradicional, ndërsa Rosalia Norcia dhe vajzat Chiara, Giorgia dhe Giulia u dalluan për prezencën e tyre elegante, duke tërhequr vëmendjen e publikut.

Kryetari i komunës, Rosario Petta, shprehu falënderime të veçanta për organizatorët – Prokuradorin Edoardo Felicetti, presidenten Tea Dezulian dhe drejtoreshën Sabrina Rasom – për ftesën dhe mikpritjen, si dhe për angazhimin e komunitetit arbëresh në këtë ngjarje historike:
“Ky aktivitet është një mundësi e shkëlqyer për të promovuar kulturën tonë, traditat dhe kostumet e bukura arbëreshe. Të bashkuar me pakicat e tjera gjuhësore të Italisë, ne tregojmë forcën dhe pasurinë e diversitetit kulturor që mbart vendi ynë,” – u shpreh Petta.

Pjesëmarrja në këtë ngjarje përbën një tjetër hap për forcimin e lidhjeve mes komuniteteve gjuhësore historike dhe për promovimin e identitetit arbëresh në një skenë kombëtare.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.