Ndahet nga jeta Ded Kol Miri Dedvukaj, pasues i fisit Hoti në diasporën e SHBA

E martë, 17 Nëntor, 2026

Komuniteti shqiptar në Shtetet e Bashkuara u trondit këtë të shtunë nga lajmi i ndarjes nga jeta të Ded Kol Miri Dedvukajt, një figurë e njohur dhe e respektuar e diasporës shqiptare në Amerikë. I lindur më 20 maj 1953, ai ndërroi jetë në moshën 72-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë.

Kisha Katolike “Zoja e Shkodrës” në New York, ku Dedvukaj ishte pjesë e komunitetit për dekada me radhë, dha njoftimin e hidhur, duke theksuar se humbja e tij është një boshllëk i madh për familjen dhe për shqiptarët e Amerikës. “Deda, pastë dritë në amshim, dhe të gjallëve u dhashë Zoti forcë,” shkruan famullia në një mesazh ngushëllimi.

Ai la pas djemtë Pashko dhe Joseph, rejën Marta, vajzat Christina, Ruzhe, Mri dhe Valbona, vëllezërit Marash dhe Noc, motrat Ageja, Marja, Terezia dhe Filja, kunatat Vitore e Maria, si dhe një familje të madhe prej 21 nipërish e mbesash dhe dy stërnipërish.

Funerali do të mbahet të martën, më 16 shtator, në “Yorktown Funeral Home” nga ora 14:00 deri në 21:00. Më pas, trupi i Ded Kol Mirit do të përcillet për t’u prehur në vendlindje, në Vuksanlekaj të Malësisë së Madhe.

Ded Kol Miri Dedvukaj rridhte nga një prej fiseve më të vjetra dhe më të njohura shqiptare – fisi Hoti – dhe jetën e tij e përjetoi si një urë lidhëse mes traditave të Malësisë dhe komunitetit shqiptar të Amerikës. I thjeshtë në jetesë, por i palëkundur në vlera, ai u konsiderua nga bashkëkombësit si një udhëheqës i heshtur, që punoi për forcimin e lidhjeve të diasporës dhe ruajtjen e identitetit kombëtar.

Humbja e tij shënon fundin e një kapitulli të rëndësishëm për diasporën shqiptare të vjetër në SHBA, por trashëgimia që la pas do të mbetet pjesë e kujtesës kolektive të komunitetit.

Rrënjët e Ded Kol Miri Dedvukajt: Një fis me historinë e luftës për liri

Ded Kol Miri Dedvukaj u lind në një familje që bart emrin e fisit Dedvukaj, një nëndarje e fisit Hoti, një nga bajraktërit më të fuqishëm të Malësisë së Madhe. Fisi Hoti ka qenë gjithmonë në ballë të luftërave për pavarësinë shqiptare, duke sfiduar perandorinë osmane dhe fqinjët shovinist. 

Emri “Dedvukaj” rrjedh nga patriarku Dedë Vuka, dhe ky fis ka dhënë figura legjendare si Ded Gjo Luli Dedvukaj (1840–1915), heroi i madh i kryengritjes së Malësorëve të vitit 1911. Ded Gjo Luli, i njohur si “Deda”, udhëhoqi bajrakun e Hotit në betejën e Deçiqit, ku u ngrit flamuri shqiptar për herë të parë pas katër shekujsh sundimi otoman – një moment që simbolizon ringjalljen e shpirtit kombëtar.  

Ded Gjoluli është vlerësuar pas vdekjes me titullin “Hero i Shqipërisë” dhe sot shtëpia e tij në Bardhaj të Hotit është muzeum, duke kujtuar sakrificat e fisit për autonominë dhe dinjitetin shqiptar.

Ded Kol Miri, si pasardhës i këtij fisi, mbartte në gjakun e tij këtë histori. 

Familja e tij migroi në SHBA në valën e hershme të diasporës, para viteve ’90, kur shqiptarët e Malësisë erdhën për të shmangur luftërat dhe për të kërkuar mundësi ekonomike, por pa harruar kurrë rrënjët. 

Në SHBA, Dedvukajtë u integruan në komunitetet shqiptare të Bostonit, Detroitit dhe Nju Jorkut, ku fisi Hoti formoi rrjete të forta familjare dhe kulturore.  

Jeta e Ded Kol Miri ishte e lidhur ngushtë me këto grupe shqiptarësh në mërgim. Ai punoi si punëtor i palodhur në industrinë e shërbimeve imobilare, duke dërguar remitanca për familjen në Malësi, por mbi të gjitha, duke mbështetur organizatat dhe aktivitetet që mbanin gjallë identitetin shqiptar. 

Siç tregojnë rastet e tjera të fisit, si Kola dhe Rrok Dedvukaj, të cilët u përballën me padrejtësi në Mal të Zi në vitin 2006 për mbrojtjen e të drejtave shqiptare, Ded Kol Miri ishte një mbrojtës i heshtur i komunitetit.  

Lidhja e tij fisnore me Ded Gjo Lulin nuk ishte vetëm gjenealogjike, por edhe shpirtërore – Ai shpesh tregonte histori për kryengritjen e 1911-s, duke frymëzuar të rinjtë e komunitetit të mos harrojnë sakrificat e paraardhësve.

Jeta në diasporën shqiptare të vjetër, dhe lidhja e tij me organizatat e grupet patriotike, la gjurmë. Ai u bë pjesë e kontributit historik të shqiptarve të Amerikës para viteve ’90 në përpjekjet e tyre për të drejtat e liritë e shqiptarve nën Jugosllavi, si dhe në rrëzimin e komunizmit në Shqipëri.

Kohën kur diaspora shqiptare në SHBA para viteve ’90 ishte një forcë e heshtur, por vendimtare, për kauzën kombëtare. 

Ai ishte pjesë e Lidhjes së Prizrenit, Shoqatës Atdhetare Malësis, Federatës PanShqiptare Vatra (Pan Albanian Federation of America), dhe në 1990 iu bashkëngjit Albanian American Civic League me ish kongresistin republikan te Nju Jorkut, arbereshin Joseph DioGuardi. 

Ded Kol Miri siç e njohin malësorët iu bashkëngjit çdo aktiviteti dhe kontributi në komunitet të cilat lobuan në Washington dhe New York për pavarësinë e Kosovës, demokratizimin e Shqipërisë dhe mbrojtën të drejtat e shqiptarëve në Ballkan.  

Ded Kol Miri u rrit në këtë ambient, duke kontribuar në jetën e përditshme të komunitetit. Në New York, ku jetoi pjesën më të madhe të jetës, ai ishte aktiv në kishen katolike shqiptare. Dhe në komunitet ai ka ndihmuar e kontribuar në festën e Pavarësisë (28 Nëntori) – festën e Kryengritjes së Malësisë së Madhe(1911) mori pjesë në çdo demostrat né Washington e Nju Jork. 

Ded Kol Miri, si pjesë e këtyre aktiviteteve, ishte një shembull i integrimit. Ai, ka mbështetur politikanë shqiptar nga Ballkani, dhe edukoi bijtë e tij për historinë e Malësisë. Ai është xhaxhai heroit Simon Dedvukajt,  shqiptaro-amerikani i cili humbi jetën në 11 Shtator 2001 në Kullat Binjake. 

Në politikën dhe jetën e përgjithshme të komunitetit, Ded Kol Miri ishte me kontribute. 

Jeta e tij reflekton dhe duket se ishte një  urë mes së kaluarës dhe së ardhmes, këtë e tregonte nga puna e veprimtaria e tij, te pjesëmarrja në protesta për Kosovën, për shqiptarët e Malit të zi, Luginës së Presheves, Maqedonisë dhe  sidomos ato në 1988/99, për rrëzimin e sllavo komunizmit.

Një kujtim kolektiv për bashkimin e komunitetit

Largimi i Ded Kol Miri na rikujton se diaspora jonë e vjetër nuk ishte vetëm migrim ekonomik, por një luftë për identitet për liri e pavarësi. Ai mbajti gjallë kujtimet e Ded Gjo Lulit, duke treguar se si fisi Hoti sfidoi Berlinin në 1878 dhe ngriti flamurin në Deçiq.  

Në kohë kur komuniteti shqiptar në SHBA fokusohet te integrimi dhe lobimi për Ballkanin, historia e Ded Kol Miri na fton të forcojmë lidhjet familjare dhe komunitare, duke nderuar fisin e tij si simbol të unitetit.

Sot, në nderim të tij, kujtojmë Ded Kol Miri Dedvukaj – një malësor i vërtetë, një shqiptar i Amerikës, dhe një trashëgimtar i heronjve i fisit të Hotit. 

Përjetësi kujtimit të tij! Për komunitetin tonë, le të vazhdojmë me frymën e bashkimit dhe patriotizmit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.