Kryetari i Partisë Progresive Serbe (SNS) dhe këshilltar i presidentit Aleksandër Vuçiç për çështjet rajonale, Milosh Vuçeviç, ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se po përpiqet të përshkallëzojë konfliktin në Ballkanin Perëndimor dhe të “vërë flakën rajonit”.
Reagimi i Vuçeviç vjen pas deklaratës së Kurtit për bashkëpunim mes Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Ushtrisë së Shqipërisë. Sipas tij, kjo është një aleancë ushtarake e drejtuar kundër Serbisë, që rikujton zhvillimet e viteve ’90.
“Kur gjithçka shihet nga një perspektivë historike, është e qartë se çfarë po përgatitet dhe se po bëhet kundër popullit serb. Albin Kurti është në krye të një politike gjenocidale kundër popullit serb, dhe ai nuk e fsheh këtë, por mburret me të”, deklaroi Vuçeviç në rrjetin X.
Ai e cilësoi idenë e bashkëpunimit mes FSK-së dhe ushtrisë shqiptare si “kërcënim të ri të drejtpërdrejtë për Serbinë dhe hap drejt formimit të një ‘Shqipërie të Madhe’”.
Vuçeviç akuzoi gjithashtu bashkësinë ndërkombëtare për heshtje, ndërsa, sipas tij, autoritetet e Prishtinës po shkelin rëndë Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila përcakton KFOR-in si të vetmin formacion ushtarak të autorizuar në territorin e Kosovës.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.