Serbi/ Deputeti shqiptar Shaip Kamberi kërkon targa të veçanta për Preshevën

E martë, 17 Nëntor, 2026

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka dorëzuar një iniciativë zyrtare për ta pajisur komunën e Preshevës me tabela të veta të regjistrimit të automjeteve.

Në një reagim publik në rrjetet sociale, Kamberi theksoi se Presheva, njësoj si komunat e tjera të vendit, meriton të identifikohet me simbolet e saj, përfshirë targat.

“Në komunën e Preshevës janë të regjistruar 12.387 automjete, ndërsa komuna numëron 33.449 banorë rezidentë dhe gjithsej 59.024 banorë kur përfshihen edhe jorezidentët. Me këtë numër të banorëve dhe veturave, është plotësisht e arsyeshme dhe e domosdoshme që Presheva të ketë tabelat e veta të regjistrimit, dhe jo të mbajë ato të qytetit të Vranjës”, ka shkruar Kamberi.

Ai shtoi se trajtimi i barabartë dhe prezenca e simboleve lokale, siç janë targat e automjeteve, janë të domosdoshme për ta afirmuar identitetin e Preshevës dhe për ta vendosur atë në një plan të barabartë me komunat e tjera të Serbisë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.