Fotoja e shqiptarit që shpëtoi delen nga flakët në Greqi, mes ikonikeve të BBC

E martë, 17 Nëntor, 2026

Një moment i jashtëzakonshëm humaniteti gjatë zjarreve shkatërruese në Greqi është përfshirë nga BBC në listën e 12 fotografive më ikonike të vitit 2025 (deri më tani).

Fotografia e realizuar nga Thanasis Stavrakis, fotoreporter bashkëpunëtor i agjencisë Reuters, tregon një burrë shqiptar teksa shpëton një dele nga flakët në zonën e Patrës, duke e mbajtur mbi motor ndërsa kalon mes tymit dhe zjarrit. Imazhi u shkrep në gusht 2025, kur zjarret masive përfshinë rajonin e Ahaisë në Greqinë perëndimore, duke detyruar banorët të largoheshin dhe duke vënë në rrezik jetën e njerëzve dhe kafshëve.

Në komentin e saj, BBC e përshkruan këtë fotografi të fuqishme vizuale si një skenë me simbolikë të thellë:

“Në një sfond tymi të trashë që ngrihet nga zjarret që goditën Patrën në gusht, një burrë në një motoçikletë shihet duke shpëtuar një dele që i ngjitet për të shpëtuar jetën. Gjesti sjell në mendje përshkrimet e hershme të Bariut të Mirë në katakombet romake të shekujve II dhe III, ku Krishti mban mbi supe një kafshë të cenueshme. Në të gjitha epokat, motivi i përsëritur – qoftë i ruajtur në afresk apo i kapur në një fotografi – përforcon natyrën e qëndrueshme mitike të heroizmit.”

Ky vlerësim e vendos fotografinë me shqiptarin e Patras në krah të disa prej imazheve më të forta të vitit, duke u kthyer në një simbol të solidaritetit dhe shpëtimit në kohë krize.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.