Dy të rinj shqiptarë, të ardhur në Itali me vizë turistike, janë arrestuar nga karabinierët në zonën e Ternit, pasi u kapën me sasi të konsiderueshme droge të gatshme për shitje.
Një 22-vjeçar, me precedentë penalë, u ndalua në Viale Centurini ndërsa drejtonte një fuoristradë të marrë me qira. Gjatë kontrollit të automjetit dhe trupit të tij, policia gjeti 23 pako me kokainë dhe tre me kanabis, si dhe 1 mijë euro para të gatshme, të dyshuara si të ardhura nga trafiku i drogës. I riu rezultoi gjithashtu pozitiv në testin e drogës dhe u akuzua për drejtim mjeti nën ndikimin e substancave narkotike. Gjykata urdhëroi ndalimin e qëndrimit të tij në Terni dhe i hoqi lejen e drejtimit të automjetit.
Pak më herët, në Via del Centenario, karabinierët kishin ndaluar një tjetër automjet të marrë me qira, që drejtohej nga një 19-vjeçar shqiptar pa precedentë penalë. Pas kontrollit trupor, tek ai u gjetën 37 pako me kokainë. I riu u arrestua dhe akuzohet për posedim të lëndëve narkotike me qëllim shitje.
Operacioni i karabinierëve ka çuar kështu në prangosjen e dy të rinjve shqiptarë dhe sekuestrimin e dhjetëra dozave droge të destinuara për tregun e Ternit.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.