Dhurojnë gjak në Selanik, shqiptarët nderojnë Nënë Terezën me një akt humanitar

E martë, 17 Nëntor, 2026

Vetëm një ditë pas kremtimit të përvjetorit të Shën Nënë Terezës, Komuniteti Shqiptar i Selanikut zhvilloi një aksion simbolik dhe me vlera të larta humane: dhurimin e gjakut për Bankën e Gjakut të komunitetit.

Dhjetëra anëtarë të komunitetit iu përgjigjën thirrjes më 6 dhe 7 shtator në Spitalin Universitar AXEPA të Selanikut, duke e kthyer këtë nismë në një traditë të mirëfilltë. Aksioni shënon fushatën e 12-të të dhurimit të gjakut të Komunitetit Shqiptar të Selanikut që nga themelimi i tij.

Një element i veçantë i kësaj radhe ishte pjesëmarrja masive e brezit të dytë të emigrantëve shqiptarë në Selanik, të cilët po e marrin gjithnjë e më shumë stafetën e solidaritetit dhe përgjegjësisë qytetare.

Nga Janica erdhi edhe zonja Tereza, e cila dhuroi gjak së bashku me të birin, duke e lidhur gjestin e saj me figurën e shenjtores shqiptare:
“Dhuron gjakun në përkujtim të shpirtit të madh të Nanës Tereze, emrin e së cilës mbaj unë,” u shpreh ajo.

Në këtë frymë modeste e plot humanizëm, iu bashkuan dhurimit edhe Rezarta, Anxhelo, Saliu, Shkëlqimi, Vangjeli, Jani, Kosta, Aleksandri dhe shumë të tjerë.

Drejtuesit e Spitalit Universitar AXEPA falënderuan publikisht Komunitetin Shqiptar të Selanikut për kontributin dhe për vlerat humane që kultivon e përcjell në shoqërinë greke, duke e cilësuar këtë bashkëpunim një model të solidaritetit ndërkulturor.

Ky aksion tregon se kujtimi i Nënë Terezës nuk qëndron vetëm në fjalë, por mishërohet në vepra konkrete që shpëtojnë jetë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.