Darka Bikulturore bashkon Italinë dhe Shqipërinë në Fano

E martë, 17 Nëntor, 2026

Pak ditë para fillimit të vitit shkollor, nxënësit e shkollës “Migjeni”, së bashku me mësuesit e tyre dhe vullnetarët e shoqatës “Ilirianet” ODV, u bënë pjesë aktive e organizimit të Darkës Bikulturore, një aktivitet i cili ndërthur traditat, shijet dhe kulturat e Italisë dhe Shqipërisë.

Mbrëmja, e organizuar nga Shoqata “Ilirianet” ODV dhe e mbështetur pjesërisht nga Shoqata “Domomia”, Grossfruit, Coal San Costanzo dhe Azienda Agricola Piersanti u zhvillua me sukses dhe pjesëmarrje të madhe në dallën e COOP “Tre Ponti”në Via Chiaruccia, 16 – Fano (PU), duke u shndërruar në një moment të veçantë të takimit dhe të bashkëjetesës kulturore.

Menuja e darkës, e përgatitur me përkushtim nga gratë shqiptare në bashkëpunim me kuzhinierët italianë të polentës, përfshiu:

  • Polenta me ragù
  • Pjatë meze tradicionale
  • Fruta të freskëta
  • Verë, ujë dhe kafe

Në këtë aktivitet një rol të veçantë luajtën nxënësit, të cilët morën pjesë drejtpërdrejt në organizim dhe shërbim. Për një mbrëmje ata lanë mënjanë telefonat për të përjetuar nga afër vlerën e bashkëpunimit, të solidaritetit dhe të shoqërimit real.

Ngrohtësia e familjeve dhe entuziazmi i fëmijëve e shndërruan darkën në një festë miqësie, shumëkulturalizmi dhe integrimi.

Qëllimi i Darkës Bikulturore ishte i qartë: të krijojë një hapësirë ku familjet, fëmijët dhe të rriturit të ndajnë bashkë momente miqësie e kulture përmes gjuhës universale të kuzhinës.

Shoqata “Ilirianet” ODV shpreh një falënderim të veçantë për gratë shqiptare dhe kuzhinierët e polentës, si dhe për të gjitha shoqatat e përfshira, të cilat me punën e tyre vullnetare vazhdojnë të ndërtojnë ura mes komuniteteve shqiptare dhe italiane.

Faleminderit të gjithëve për kontributin dhe pjesëmarrjen!

Nga Valbona Marku

Fano, Shtator 2025

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.