Zina Taci:Nga Kukësi në Londër, një jetë e kushtuar artit dhe kulturës shqiptare

E martë, 17 Nëntor, 2026

Nga një fëmijëri mes muzikës e vallëzimit në Kukës, deri te krijimi i një grupi artistik në Londër, Zina Taci është shembulli i gjallë i një dikujt që nuk e braktisi kurrë ëndrrën. Sot, me Grupin Artistik Londër, ajo dhe djali i saj, Toni, po i japin diasporës shqiptare një arsye më shumë për t’u ndjerë krenarë.

E njohur me emrin e saj artistik Zina Taci, ajo ka lindur në Kukës dhe është rritur në një familje artistësh. Gjyshi, dajat, tezet, të gjithë i binin veglave muzikore, këndonin e kërcenin – dhe kështu arti u bë pjesë natyrale e jetës së saj. Në këtë frymë, që në moshë shumë të vogël, Zina zbuloi pasionin për këngën e vallen. Vetëm 6 vjeçe, ajo fitoi çmimin e parë kombëtar në kërcim në Shqipëri.

“Rrugëtimi im nuk ka qenë i lehtë,” tregon ajo. “Por gjithmonë kam ndjekur ëndrrën time.”

Nga Greqia në Londër: një ëndërr e realizuar

Pas viteve të para në Shqipëri, Zina u vendos në Greqi, ku ndërtoi jetën e saj dhe hapi sallonin e parë të parukerisë. Aty punoi në estetikë, madje duke fituar rezultate të larta në konkurse profesionale. Por arti mbeti ëndrra e saj e paplotësuar. “Në Greqi nuk kisha mundësinë të realizoja atë që kisha ëndërruar: një grup artistik, një shkollë arti ku fëmijët të rriteshin me kulturë dhe traditë.”

Ky vizion u bë realitet vetëm kur ajo u vendos në Londër, në vitin 2022, ku themeloi Grupin Artistik Londër. Krahu i saj i djathtë është djali i madh, Toni, i cili ka lindur në Greqi, por është rritur mes artit. Fëmijët e Zinës kanë luajtur në seriale dhe reklama në televizionin grek, por Toni mbeti i lidhur ngushtë me kulturën shqiptare. Sot, ai është mësuesi i grupit dhe një nga shtyllat kryesore të misionit kulturor që Zina ka nisur.

“Ai nuk ka lënë asnjë ditë pa qenë pranë meje, gjithmonë i përkushtuar,” tregon Zina me emocion.

Flamuri shqiptar në skena ndërkombëtare

Në vetëm pak vite, Grupi Artistik Londër ka arritur të ngrejë flamurin shqiptar pesë herë në komunitete të huaja në Angli dhe dy herë në Evropë, duke përfaqësuar me krenari kulturën e vendit. “Çdo herë që flamuri shqiptar valëvitet në një skenë të huaj, është realizimi i një ëndrre që e kam pasur që fëmijë,” rrëfen ajo.

Performancat e tyre janë pritur gjithmonë me duartrokitje dhe respekt nga publiku britanik dhe ndërkombëtar. Madje, grupi ka marrë ftesa edhe nga komunitetet turke dhe greke për të festuar 28 Nëntorin, një nder i madh për ta.

Sfida dhe arritje

Ruajtja e autenticitetit të traditave shqiptare në diasporë nuk është e lehtë. “Jeta në emigrim të merr me vrap,” shprehet Zina, “por unë dhe Toni punojmë fort. Kemi investuar edhe në kostume tradicionale, sepse duam që çdo performancë të ketë origjinalitet.”

Përveç skenës, ata shpesh marrin pjesë edhe në dasma, ditëlindje dhe evente të tjera private, ku publiku kërkon praninë e kulturës shqiptare.

Një komunitet që i mbështet

Mbështetja më e madhe për Zina Tacin ka ardhur nga vetë komuniteti shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar. Ata kanë marrë pjesë në aktivitete të rëndësishme si Albanian Union Gala dhe Albanian International Awards 2024, që i kanë dhënë forcë për të vazhduar misionin.

E ardhmja është e mbushur me plane. Grupi synon të shtrihet edhe në vende të tjera të Evropës dhe Ballkanit, duke marrë pjesë në festivale dhe aktivitete kulturore ndërkombëtare.

“Mesazhi im është i thjeshtë,” përfundon ajo:
“Mos harroni rrënjët tuaja. Kudo që të jemi, kultura dhe flamuri ynë na bashkojnë. Unë dhe Grupi Artistik Londër jemi këtu për ta mbajtur këtë gjallë me dashuri dhe krenari.”

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.