537 vite histori, Italia emeton pullë e veçantë postare për arbëreshët e Horës

E martë, 17 Nëntor, 2026

Në Piana degli Albanesi, mëngjesin e së dielës, në ambientet e Musarb, në kuadër të Festës së Fondacionit, u prezantua zyrtarisht pulla postare e re që i kushtohet veshjes tradicionale femërore arbëreshe. Ceremonia u zhvillua në prani të përfaqësuesve të institucioneve vendore dhe të Poste Italiane, duke shënuar një moment të rëndësishëm për ruajtjen e identitetit kulturor të komunitetit.

Pulla postare paraqet elemente të veçanta të kostumit arbëresh, si brezi i zbukuruar me figurën e Shën Gjergjit – shenjtor mbrojtës i Pianës – shkokat, krahët dhe unazat, të realizuara me mjeshtëri nga orafët Lucito të “Ori di Piana”.

“Është një njohje që nderon komunitetin tonë, i cili pas 537 vitesh ruan me krenari zakonet, historinë, traditat dhe mbi të gjitha gjuhën arbëreshe, falë aktiviteteve të shumta kulturore që organizohen në Piana,” – u shpreh kryetari i bashkisë, Rosario Petta.

Ndërkaq, këshilltari Nino Cusenza theksoi se “komuniteti i Piana degli Albanesi, pas gati 540 vitesh histori të veçantë brenda Sicilisë, e meritonte këtë vëmendje. Jemi të lumtur që e çuam në përfundim këtë proces dhe falënderojmë Ministrinë e Sipërmarrjes dhe të Made in Italy, si edhe Poste Italiane.”

Pulla postare, me vlerë prej 1,35 euro, bën pjesë në serinë tematike “Vlerat shoqërore”, e cila synon të promovojë respektin ndaj komunitetit dhe rregullave të bashkëjetesës. Tirazhi i saj do të jetë prej 200.025 copësh, të shtypura nga Istituto Poligrafico e Zecca dello Stato S.p.A., me teknikën e rotokalografisë, mbi letër të bardhë, të patinuar, autoadesive.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.