Në qytetin e Ostermundigen u zhvillua festa tradicionale “Mundigefescht”, një ngjarje e rëndësishme për komunitetin lokal, ku edhe këtë vit nuk mungoi prania e Shoqatës Kulturore Shqiptare “Bashkimi”.
Anëtarët e shoqatës “Bashkimi” sollën ngjyrat, vallet dhe traditat shqiptare, duke e bërë pjesë të kësaj feste edhe kulturën e vendit tonë. Ky kontribut u përshëndet nga kryetari i komunës, z. Thomas Iten, i cili përgëzoi prezencën dhe angazhimin e shoqatës në këtë ditë të veçantë.
“Pjesëmarrja e anëtarëve të Shoqatës në Mundigefescht është shenjë e bashkëpunimit, integrimit dhe ruajtjes së kulturës tonë, duke e ndarë atë me miqtë tanë nga kultura të tjera,” u shpreh në një reagim kryesia e Shoqatës Kulturore Shqiptare “Bashkimi”.
Shoqata mbetet gjithmonë pranë shqiptarëve në Zvicër, duke shërbyer si një urë lidhëse mes komuniteteve dhe duke promovuar moton e saj: “Bashkëatdhetar shqiptar që kontribojnë në motivimin dhe integrimin e shqiptarëve.”

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.