Është ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare aktori, regjisori dhe dramaturgu i njohur, Naun Shundi. Lajmin e hidhur e ka ndarë bashkëshortja e tij, e cila një ditë më parë kishte bërë një postim në rrjetet sociale, ku falënderonte të gjithë ata që kishin kontribuar për trajtimin e artistit në Francë.
“Në ditë të keqe, u shfaqën njerëz të mrekullueshëm, që na ndihmuan në këtë situatë të vështirë për shëndetin e aktorit, regjisorit dhe dramaturgut Naun Shundit. Çdo emër që ka kontribuar në llogaritë tona të hapura, që kjo ëndërr e keqe të mbetej vetëm një ëndërr, ka jo vetëm mirënjohjen, por mbi të gjitha, na ka falur lehtësi dhe kurajo për betejën me jetën. Miq, dashamirës, kolegë, artëdashës, mos kontribuoni më në këto faqe. Tashmë, fatkeqësisht, shëndeti i Shundit ka marrë një kthesë aspak optimale”, shkruante ajo.
Vetëm pak ditë më parë, familjarët e artistit i bënë thirrje publikut dhe artdashësve që të ndihmonin financiarisht për mjekimin e tij jashtë vendit. Shundi ishte dërguar në një spital në Francë për trajtim të specializuar, pasi gjendja shëndetësore e kishte detyruar të linte punën në teatrin “Zonja e Bujtinës”, të themeluar nga vetë ai.
Ndarja nga jeta e Naun Shundit është një humbje e madhe për teatrin dhe kulturën shqiptare.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.