Komuniteti Shqiptar i Selanikut ngjitet në Alpet shqiptare

E martë, 17 Nëntor, 2026

Këtë herë, pas udhëtimit në Theth, “mësymja” e Komunitetit Shqiptar do të zhvillohej në anën lindore të Alpeve shqiptare. Nëpërmjet mrekullisë shqiptare të gjerdanit të Drinit së dritës dhe energjisë me hidrocentralet e Vaut të Dejës, Fierzës dhe Komanit, do të arrinim në prehërin e Alpeve, në luginën e Valbonës.
Herët në mëngjesin e datës 15 gusht filloi udhëtimi i gjatë i Komunitetit Shqiptar nga Selaniku. Pas një kafe në Korçën piktoreske, qerasje nga Mariana Spiro, morëm me vete Marinela Shurdhon dhe Ketin, dhe vazhduam rrugën për Tiranë nën tingujt e muzikës së përzgjedhur nga Filip Vangjeli.
Çimi Brame na rrinte si “çekiç” mbi krye – mos harroni të merrni në Pogradec Sosën time !
Nga dreka arritëm në hotelin e këndshëm në Tiranë ku na priste Flora Coku me motrën, Shpresën. Në darkë kishim prenotuar një restorant me këngë e valle live, dhe pas një shëtitje me autobus dhe me këmbë nëpër Tiranën europiane, vazhduam deri në mesnatë këngët e vallet. Në fund, një tortë nga Komuniteti për Ditën e Emrit të Marjanes, Marineles dhe Mimozës.
Të shtunën herët, më 16 gusht, lëmë autobuzin në hotel, dhe marrim autobuz tjetër, se vetëm shoferat shqiptarë mund të “çajnë” Alpet shqiptare. Na bashkohen miqtë tanë athinas, vëllezërit Kostandin dhe Leonard Zhuleku. Nën drejtimin e shoqëruesit që prenotuam, Agimit, mësuesit nga Valbona, i palodhur me dijet e tij të shumta, marrim rrugën për liqenin e Komanit. Flora Coku “rrëmbeu” mikrofonin duke na treguar me krenari për Bregun e Matës dhe bëmat e shqiptarëve në ato anë.
Edhe pse u nisëm në orën 5 të mëngjesit, një varg i gjatë prej dhjetra makinash dhe autobuzash mësynin drejt Komanit. Që nga Vau i Dejes, filluam të përpinim bukurinë e peizazhit dhe punën e bërë nga shqiptarët për të shndërruar një lumë në dritë.
Mrekulli e natyrës, talentit, vizionit dhe punes vetmohuese të një populli.
Vau i Dejës, Komani dhe Fierza, atje ku mrekullia dhe krenaria të mahnisin.
E çfarë janë piramidat e Egjiptit të lashtë, para këtyre piramidave të ngritura me ujë dhe që burojnë dritë ?! Pas një ndalimi dreke dhe akullore tradicionale në Bajram Curr, përshkojmë luginën e Valbonës nëpër ëndrra mjegulle dhe shiut të shkurtër.
Një ndalesë nderimi përkundrejt Shpellës së Dragobisë ku ra heroi Bajram Curri.
Agimi na tregon me hollësi për historinë dhe gjeografinë e vendit. Hoteli luksoz, rrethuar mes Alpeve shqiptare, me pishina dhe ushqim të shijshëm, ku në darkë, pranë pishinës, shijuam pijet dhe kujtimet e njeri tjetrit. Të dielën, 17 gusht, pas mëngjesit të pasur, me petulla dhe mjaltë Valbone, morëm rrugën për në Gjakovë e Prizren. Ndërsa përshkonim pllajën e bukur te Tropojës, Shpresa Coku e papërtuar na mbante me valle e këngë malsore. Ndjesi e veçantë kur hymë në Kosovë, mes përmes Gjakovës historike dhe arritja në Prizrenin e historisë. Vizita e parë në Muzeun e Lidhjes së Prizrenit nën mikpritjen vëllazërore dhe shpjegimet e drejtor Shkumbinit. Flora Coku, që gjithmonë gjendet në vendin e duhur, në kohën e duhur, nxjerr flamurin e madh të Komunitetit dhe të gjithë bëjmë foton përkujtimore para ndërtesës ku u lind dhe filloi hapat e para organizimi i Lëvizjës Kombëtare shqiptare.
Komuniteti Shqiptar i Selanikut nuk mjaftohet vetëm në përkujtimin e historisë, por respekton të gjithë ata shqiptarë që më punën dhe veprat e tyre të përditshme, bëjnë histori. Ishte rradha e Kostandin Zhulekut për t’na rrëfyer për jetën dhe punën e shqiptarëve në Athinë.
Të pranishmit e përshëndetën me duartrokitje admirimi fjalën e Kostandit, ku mësuan për veprimtaritë e shqiptarëve në Athinë, përvojën e tij në organizimin e shqiptarëve edhe vizionin për rolin e tyre. Nuk mund të iknim pa shijuar gatimet tradicionale kosovare të Prizrenit, shije dhe profesionalizëm në shërbim. Marrim Rrugën e Kombit për kthimin në Tiranë. Rrugë e bukur dhe e domosdoshme për shqiptarët. Pasi kaluam urën e bukur të Kukësit, po përshkonim zonën e Mirditës. Sipas traditës së Komunitetit, çdo anëtar ftohet të tregojë për zonën e tij, gjeografinë, historinë, zakonet…Dhe mikrofoni po ligjëronte në dorën e Simon Pepës kur po kalonim nëpër Mirditën e tij. Vende dhe histori që do kohë ti lexosh në faqe librash. Një kafe në benzinatën -vepër arti të Repsit, ku Luigj Gjoni me mësuese Verën po na tregonin për ekonominë dhe rrugët e Mirditës që lidhnin Kosovën me Shqipërinë Perëndimore.
Mes nesh kishim edhe miq selanikas, të cilët shprehën admirimin për ç’ka panë dhe përjetuan keto 3 ditë në Shqipëri dhe Kosovë. Pasi ndërruam autobuzin në Tiranë, u nisëm me shofer Kostën për Selanik, ku arritëm në mëngjesin e së hënës.
Të lodhur e përgjumur, pas një udhëtimi ëndërr nëpër natyrë dhe histori…
 
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.