Komuniteti shqiptar në Worcester, Massachusetts, festoi Ditën e Flamurit në City Hall, në një ceremoni që këtë vit iu besua brezit të ri të komunitetit.
Organizimi u drejtua nga Anthony Zdruli, president i grupit rinor të St. Mary’s Albanian Orthodox Church, i cili mori përsipër përgatitjen e mbrëmjes festive.
Programi solli këngë, valle, poezi dhe momente kushtuar historisë e identitetit shqiptar. Në skenë u ngjitën këngëtarja Ana Kodra, grupi Vallet Tona, Dhimitraq Demiri, vëllezërit Delia, si dhe të rinjtë Dhespina Zhidro, Allison Tego dhe Giulia Kosta.
Përtej festës, ceremonia përcolli një mesazh të rëndësishëm për komunitetin: traditat shqiptare vazhdojnë të jetojnë kur brezi i ri i mëson, i ruan dhe merr përsipër t’i përcjellë ato më tej.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.