28 Nëntori bashkon Shqipërinë dhe Kosovën në Vlorë

E diel, 29 Nëntor, 2026

Në Vlorë, në vendin ku 114 vite më parë u shpall Pavarësia e Shqipërisë, u zhvillua sot ceremonia e ngritjes së flamurit, në përkujtim të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë.

Ceremonia pranë Monumentit të Pavarësisë bashkoi drejtuesit më të lartë të Shqipërisë dhe Kosovës. Të pranishëm ishin Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, Kryeministri Edi Rama, drejtues të pushtetit vendor, përfaqësues të komuniteteve fetare dhe qytetarë.

Në Vlorë morën pjesë gjithashtu Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Një ceremoni kjo që bashkoi dy shtetet shqiptare në nderim të një prej datave më të rëndësishme të historisë kombëtare.

Pas ekzekutimit të Himnit Kombëtar, krerët e shtetit vendosën kurora me lule pranë Monumentit të Pavarësisë dhe bënë homazhe në nderim të figurave dhe përpjekjeve që çuan drejt shpalljes së shtetit shqiptar.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.