FESTOJMË DITËT E ALFABETIT SHQIP NË ATHINË!

E shtunë, 21 Nëntor, 2026

Nga Lefteri Metkaj

Në nderim të përvjetorit të madhërishëm të Kongresit të Manastirit dhe të 118 vjetorit të njësimit të Alfabetit Shqip nga veprimtarët tanë të Rilindjes, Rrjeti i Shkollave Shqipe në Athinë më 14-15 nëntor zhvilloi veprimtarinë kulturore, gjuhësore-letrare me titull:

“E PARA MËSOHET GJUHA AMË”!

Kongresi i Manastirit, kjo ngjarje kombëtare u bë simbol i një  bashkëpunimi prej dy muajsh me LNPSHA “PEGASI” ALBANIA dhe finalizoi Koncertin Festiv Shkollor dhe Simpoziumin e XVI Ndërkombëtar i LNPSHA.

Qëllimi i këtij organizimi për Rrjetin e Shkollave Shqipe në Athinë, është të edukojmë tek gjenerata e re, që rritet jashtë Atdheut, dashurinë për gjuhën e tyre amtare dhe i njohim me historinë e Shqipërisë, Kongresin e Manastirit.

Objektivi ynë është të përcjellim me anë të vjershave, këngëve, kërcime dhe interpretimeve artistike dashurinë dhe respektin për Alfabetit Shqip, Gjuhën Shqipe, për identitetin kombëtar shqiptar. Gjithashtu të kënaqen nxënësit, të argëtohen duke festuar, të kalojnë bukur festat kombëtare me prindërit dhe komunitetin tonë.

Ndërsa qëllimi i bashkëpunimit me LNPSHA “PEGASI” ALBANIA është vizioni kulturor, krijimi dhe forcimi i urave midis letërsisë moderne shqipe dhe letërsisë greke: veçantitë, dallimet dhe përbashkimet. Letërsia për fëmijë, didaktika, procesi i të mësuarit, mësime shembull, projekte dramatizime, ilustrime, ese, krijime, portrete

mësuesish, mesazhe për prindërit, për mësuesit, për komunitetin, si dhe diskutime për probleme të kohës sonë për mësimin në gjuhën shqipe.

Ky bashkëpunim bëri bashkë në Athinë, akademikë, intelektualë, studiues gjuhëtarë, mësues, artistë, shkrimtarë dhe poetë, artdashës të letërsisë shqipe dhe greke, njerëz të artit, veprimtarë të shquar që kontribuojnë në Greqi, në viset shqiptare dhe në diasporë, ku pa veprimtaritë e tyre nuk mund të kishim sot një diasporë shqiptare të suksesshme në rrafshin botëror.

Faleminderit deri në mirënjohje të thellë shpreh për përfaqësuesit pegasianë me President Profesor Kristaq F. Shabani, i cili drejtoi “DITËT E ALFABETIT SHQIP NË ATHINË”, koncertin festiv kushtuar Kongresit të Manastirit, si dhe tryezën e bisedimeve, diskutimeve dhe nxitjes për çështjen e gjuhës, kulturës, trashëgimisë, letërsisë shqipe dhe greke me të gjithë pjesëmarrësit.

Prezenca në sallë e pjesëmarrësve shqiptarë e grekë ishte një tregues i bashkëpunimit dhe ndërlidhësisë së potencialit kulturor midis dy kulturave ku është për tu vlerësuar dhe përshëndetja e bukur artistike ku sollën në këtë festë shkrimtarët dhe poetët grekë :

Eva Lianou Pertopoulou, Eli Llajo, Jorgos Metillas, Antonios Mikelis.

Ishte nder i madh ardhja e bashkatdhetarëve nga vise të ndryshme të trojeve shqiptare si dhe diaspora të cilët erdhën me një qellim dhe synim të madh,  të festojmë së bashku në Athinë e të kujtojmë ditët e njësimit të Alfabetit Shqip, ditët që lidhën si rruaza të bukura shkronjat tona kombëtare, të cilat do të jetojnë në kohëra të lira në jetë të jetëve, aty ku flitet shqipja jonë, do të jetojë si gjallesa më e bukur aktive nga kontributi dhe angazhimi ynë shpirtëror.

Koncerti i nxënësve ishte një malnajë festive e gjallërisë tipike e brezave shqiptarë, një kombinim brezash cilësor e bashkëkohor me atë të brezave pegasianë me përfaqësuesit e saj më tipikë. Prezantimi kreativ i festës në drejtimin e Profesor Kristaq Shabani, përshëndetjet e shumta e të pranishmëve , të cilët i kishin  përzgjedhur gjuhës shqipe fjalët e dashurisë më të përbotshme me përmbajtje patriotike dhe atdhedashurie për rëndësinë e njësimit e Alfabetit Shqip, për Kongresin e Manastirit, për Atdheun,  Flamurin Kombëtar, për shkollimin në gjuhën shqipe në diasporë, për kontributin që duhet të japim për trashëgiminë tonë gjuhësore e kulturore në gjeneratën e re.

Të gjitha këto ishin reflektimi i botës shpirtërore shqiptare që gëzoi të madh e të vogël dhe zbukuroi zemrat shqiptare me festën kulturore

“DITËT E ALFABETIT SHQIP NË ATHINË”.

Të nderuar, ju që ishit të pranishëm në këtë festë, ku me përshëndetjet dhe ligjërimet tuaja të ndjera na dhatë krenari dhe emocione, ju njoh kontributet, ju jeni pararojë e elitës shqiptare ku veproni pa u kursyer për të përmbushur detyrat kombëtare shqiptare në Atdhe dhe në vende të ndryshme të botës.

Edhe këtu në Athinë ju: Panorea Zhonga Gjoliku, Merita Debulla, Bardha Mançe, Vivian Horieti, Erefili Shyti, Diane Muça. Aishe Musta, Zyrka Shahini, Eva Lianou Pertopoulou, Eli Llajo, Jorgos Metillas, Antonis Mikelis, Kristaq Shabani, Agostino Çifteteli,Ragip Kciku, Drini, Hekuran Rapaj, Spiro Xhavara, Bujar Sinani,Festim Zaçe, Dixhej Klo…, ku nëpërmjet referimeve nxorët në pah tërëveçantitë e historisë së Kongresit të Manastirit ku ata patriotë e dijetarë nuk i ndalën dot as gurët që të bëheshin bashkë për t’i dhënë dritë këtij dhèu që ta mësojnë fëmijët gjuhën që fliste Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Këtu në vend të huaj, i shtrenjti ynë Alfabeti Shqip është busulla që na ndriçon në çdo shkollë e në çdo mësim!

Dhe nga kjo skenë ku Athina Festoi Kongresin e Manastirit ne të gjithë dërgojmë një mesazh dashurie për atdheun: “Gjuha Shqipe nuk do të harrohet kurrë në mërgim.

Faleminderit nxënësve të Rrjetit të Shkollave Shqipe që na dhanë atmosferë festive, ku në këtë festë të madhe shkollore shkronjat e arta shqipe ndriçuan më shumë, si dhe Grupit Përfaqësues të Lidhjes PEGASI Albania, ku bënë që kjo festë të kishte shumë duartrokitje, dhe jehona e saj të mbetet gjatë në zemrat tona, për gjuhën tonë amtare që s’ka kurrë pleqëri.

Një përqafim vëllazërore  nga Këshilli i Prindërve për ju të gjithë të pranishmit, po ashtu dhe nga mësuesja vullnetare Lefteri Metkaj ku përgatitëm këtë festë për të treguar se gjuha jonë e lashtë dhe e qytetëruar rritet dhe ndriçon në zërat e këtyre fëmijëve të mrekullueshëm!

GËZUAR 188- VJETORIN E ALFABETIT SHQIP!

RROFTË KONGRESI I MANASTIRIT QË NA ÇELI SHKRONJAT SHQIPE!

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.