Shakaja e radhës e një kryeministri

E premte, 20 Nëntor, 2026
E premte, 20 Nëntor, 2026

Shakaja e radhës e një kryeministri

Nga Gjergj Dodaj, Bruksel

Kur qeverisja kthehet në estradë dhe shteti në skenë teatri.

Na ishte njëherë një kryeministër. Të paktën kështu quhej, sepse, po ta gjykoje nga aktivitetet e tij të shumta, ishte vështirë të kuptoje se çfarë profesioni kishte zgjedhur përfundimisht.

Një ditë piktor, një ditë aktor, një ditë humorist, një ditë basketbollist, një ditë diplomat, një ditë lider botëror. E në ditët kur nuk kishte ndonjë rol tjetër për të luajtur, merrej edhe me atë punën e vogël e të parëndësishme: qeverisjen e vendit!

Ky kryeministër kishte një talent të veçantë: dinte ta kthente çdo takim diplomatik në skenë teatri, çdo vizitë zyrtare në spektakël dhe çdo deklaratë politike në një episod humori.

Madje, thuhej se kishte zbuluar edhe një mënyrë të re të diplomacisë: diplomacinë e gjunjëzimit. Ulej në gjunjë para kryeministres së një vendi tjetër, ndoshta për t’i interpretuar Romeon përballë Zhuljetës, ndoshta për t’i kujtuar botës se edhe politika mund të ketë skena romantike. Nuk e dimë nëse ishte dashuri për teatrin apo teatër i dashurisë, por spektakli ishte i garantuar!

Në një rast tjetër, së bashku me presidentin e një prej shteteve më të mëdha të Europës, bënte shaka me presidentin e fuqisë më të madhe botërore. Me sa duket, kur je lider botëror, nuk të mjafton të kesh marrëdhënie diplomatike; duhet të kesh edhe një repertor batutash për tryezat ndërkombëtare.

Pastaj vinte radha e dhuratave!

Ky kryeministër, me bujari që nuk i kushtonte asgjë nga xhepi i vet, falte edhe toka të vendit të tij, sikur të ishte çifligu i trashëguar nga gjyshi. Miqve, aleatëve, kujtdo që i dukej i përshtatshëm për një gjest bujarie. Në fund të fundit, kur nuk është prona jote, është shumë më e lehtë të tregohesh dorëlëshuar!

Por shfaqja më interesante ndodhi kur kryeministri ynë vendosi të përqafonte nga pas kryeministrin e një shteti tjetër, një prej qendrave të rëndësishme të Europës.

Këtë herë, megjithatë, skenari nuk shkoi sipas parashikimeve të regjisorit.

Kryeministri tjetër, pa u kthyer fare nga ai, ia ktheu me një batutë që, me sa duket, nuk ishte provuar në asnjë provë gjenerale:

«Duhet të jetë ai shqiptari! Ai vjen gjithmonë nga pas!»

Për një çast, heshti skena. Publiku mund të ketë qeshur, por batuta la pas vetes një shije që nuk ishte thjesht humoristike. Sepse, në diplomaci, edhe një shaka mund të ketë më shumë kuptim sesa një fjalim i tërë.

Dhe ja ku mbërrijmë te pyetja jonë e madhe:

Pse ky kryeministër, me gjithë talentet e tij të jashtëzakonshme, nuk shkon të provojë fatin në teatrin e estradës?

Atje do të kishte skenë, drita, duartrokitje, batuta dhe një publik që paguan biletën për të qeshur. Nuk do t’i duhej të merrej me hallet e qytetarëve, me çmimet, me pensionet, me shëndetësinë, me arsimin, me korrupsionin apo me ikjen e të rinjve.

Do të kishte vetëm një detyrë: të argëtonte publikun!

Madje, mund të krijonte edhe një shfaqje të përhershme me titullin: «Kryeministri dhe batutat e tij ndërkombëtare».

Në aktin e parë, do të luante Romeon; në të dytin, piktorin e kombit; në të tretin, basketbollistin diplomatik; në të katërtin, bujarin që fal toka të huaja; dhe në aktin e fundit, liderin botëror që përpiqet të përqafojë kolegët nga pas.

Vetëm një gjë do të duhej të ndryshonte: në teatër, kur aktori dështon, publiku mund të largohet nga salla. Në politikë, fatkeqësisht, qytetarët detyrohen të qëndrojnë brenda skenës edhe pasi ka rënë perdja.

Sepse një vend nuk është teatër, populli nuk është publik dhe posti i kryeministrit nuk është rol që mund ta luash sipas humorit të ditës.

Dhe, në fund të fundit, një vend nuk ka nevojë për një kryeministër që di të luajë të gjitha rolet. Ka nevojë për një kryeministër që di të kryejë një detyrë të vetme: të qeverisë vendin!

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.