Flamuri shqiptar ngrihet pranë dy institucioneve vendore në Illinois

E premte, 20 Nëntor, 2026

Dy institucione vendore në Illinois, Village of Lincolnwood dhe Niles Township, kanë nxjerrë shpallje zyrtare (Proclamations) në nderim të Pavarësisë së Shqipërisë dhe të Flamurit Kombëtar shqiptar.

Në dokumentet zyrtare, institucionet shprehin njohjen dhe vlerësimin e tyre për komunitetin shqiptar, ndërsa bëhet e ditur edhe ngritja e Flamurit të Shqipërisë pranë institucioneve vendore. Akti përbën një vlerësim publik të historisë, identitetit dhe kontributit të shqiptarëve në komunitetin lokal të Illinois.

Shpalljet iu dorëzuan drejtuesve dhe anëtarëve të Bordit të Komunitetit Shqiptar, të cilët e cilësuan këtë një moment të rëndësishëm për komunitetin shqiptar në zonë.

Në këtë proces ka pasur një rol edhe Sokol Delisi, Clerk në Village of Lincolnwood, i cili është shqiptar dhe ushtron detyrën në një prej institucioneve vendore amerikane. Komuniteti shqiptar e vlerëson angazhimin e tij dhe përfaqësimin e komunitetit në institucionet lokale.

Nderimi i Pavarësisë së Shqipërisë nga dy institucione vendore amerikane, së bashku me ngritjen e Flamurit shqiptar, është një shenjë e dukshme e pranisë së komunitetit shqiptar në Illinois dhe e lidhjeve që ai ka ruajtur me identitetin dhe trashëgiminë kombëtare.

Për shqiptarët e Lincolnwood dhe Niles, ky është një moment që i jep dukshmëri komunitetit dhe kontributit të tij në jetën e përditshme të zonës.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.