Biden dhe “Promise Me, America”: Një memuar pa refleksion dhe pa Kosovën

E premte, 20 Nëntor, 2026

Nga Beqir SINA – New York

Ish-presidenti mbron trashëgiminë e tij, por kritikat e rënda dhe heshtja ndaj aleatëve të vjetër në Ballkan flasin më shumë se fjalët e tij

Libri i ri i ish-presidentit amerikan Joe Biden, “Promise Me, America”, është publikuar si një përpjekje për të mbrojtur trashëgiminë e tij presidenciale. Kështu, të paktën, thonë ata që e kanë lexuar dhe e komentojnë.

Alia Shoaib e Newsweek-ut shkruan se recensuesit e mediave kryesore amerikane dhe britanike e kanë përshkruar atë si një tekst mbrojtës, vetë-lavdërues dhe i munguar nga reflektimi i thellë.

“Në vend që të pranojë gabimet, Biden, i shmang ato ose i minimizon, duke u fokusuar te sukseset e tij dhe duke fajësuar median ose kolegët demokratë për dështimet.”

Sipas The New York Times, Biden “nuk i pranon humbjet e tij”. Ai trajton me mbrojtje dy temat që lexuesit kërkojnë më shumë, trajtimin e luftës në Gaza dhe vendimin për të kandiduar përsëri në 2024.

The Wall Street Journal e quan rrëfimin e tij për largimin e detyruar nga gara “një nga shfaqjet më vetë-mëshiruese, që ka shkruar ndonjëherë një president amerikan”.

The Atlantic vëren se ai “nuk është as reflektues, as i penduar”.

Debati katastrofik me Trump trajtohet si rezultat i mbulimit të padrejtë mediatik, dhe i presionit të brendshëm demokrat, jo si dështim personal, thekson Alia Shoaib.

Kritikët e quajnë tonin “arrogant”, “vetë-mëshirues” dhe “në mohim”.

Sipas Newsweek-ut, e njëjta mungesë e vetëkritikës shfaqet edhe në politikën e jashtme. “Tërheqja kaotike nga Afganistani nuk merr reflektim serioz.

Në Gaza, Biden paraqitet si i pafuqishëm përballë Netanyahu-së.

Libri numëron arritjet legjislative dhe diplomatike, por me një ton që The New Statesman e quan ‘mburrës’ dhe ‘pa modesti’.”

Heshtja për Kosovën dhe Hashim Thaçin

Kritikët duket se janë befasuar nga mungesa e çdo fjale për Kosovën, të cilën Biden gjithmonë thoshte se e ka në zemër. Mungojnë referencat për lidhjet e hershme me Kosovën, zërin e tij në Senat, takimet me komunitetin dhe liderët kosovarë.

Si zëvendëspresident, ai mori pjesë në inaugurimin e Rrugës “Joseph ‘Beau’ Biden” në Kosovë, që lidh Ferizajn me Gjilanin dhe çon drejt Kampit Bondsteel.

Rruga u emërua në gusht 2016 për nder të djalit të ndjerë të Biden-it, nga presidenti i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi.

Në Promise Me, America, Biden nuk i dedikon vëmendje serioze as Kosovës, as Hashim Thaçit.

Pavarësisht lidhjeve të gjata personale ku si nënpresident e kishte quajtur Thaçin “George Washington-i i Kosovës” dhe e kishte mbështetur me letra e takime libri i presidencës së tij 2021-2025 anashkalon Ballkanin.

Nuk ka reflektim mbi Gjykatën Speciale, dënimin e Thaçit me 25 vjet, apo mbi pritjet e shqiptarëve për një ndërhyrje më të fortë amerikane.

Kjo heshtje bie në kontrast edhe me kritikën e fundit të Edi Ramës në New York, i cili e akuzoi Biden-in se e “tradhtoi” Thaçin, duke theksuar se SHBA, mund të kishte bërë më shumë për të ndalur “farsën”.

Për lexuesit shqiptarë, mungesa është treguese për aleancat e vjetra që nuk gjejnë vend në memoirin e tij.

Kjo mungesë e thellon përshtypjen e përgjithshme. Biden mbetet i bindur në të drejtën e tij. Ai mbron vendimet kryesore dhe nuk ofron asnjë apologji.

Recensuesit konkludojnë se libri dështon të japë një llogari të ndershme. Siç shkruan The Wall Street Journal, vendimi për të kandiduar përsëri ishte i keq dhe botimi i këtij libri është një tjetër.

Për diasporën shqiptare dhe opinionin publik në Ballkan, Promise Me, America ofron më shumë se një mbrojtje të trashëgimisë.

Ai tregon kufijtë e një politike, që, edhe kur ka mbështetur historikisht Kosovën, në momentin e vështirë zgjedh heshtjen.

Biden dhe “Promise Me, America”: një memoir pa refleksion dhe pa Kosovën mbetet një dokument i vetëbesimit të palëkundur të Biden-it, por jo i një reflektimi të vërtetë.

Në politikën ndërkombëtare, fjalët e shkruara dhe ato që mungojnë kanë peshë të barabartë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.