AJO ngjitet në skenën London Jazz Festival me albumin debutues “Gërshetat”

E enjte, 19 Nëntor, 2026

Artistja me origjinë nga Kosova, AJO, rikthehet në skenën e EFG London Jazz Festival 2026, më datë 21 nëntor, këtë herë me albumin e saj të shumëpritur debutues, “Gërshetat” (Braids).

Artistja, e cila jeton dhe krijon në Londër, është prezantuar më parë para publikut në disa skena të rëndësishme britanike, përfshirë “Royal Albert Hall” dhe “Rich Mix”, ndërsa ka qenë pjesëmarrëse edhe në edicionet e mëparshme të London Jazz Festival. Përmes muzikës së saj, AJO është bërë një nga zërat bashkëkohorë që sjell trashëgiminë muzikore shqiptare përpara publikut ndërkombëtar.

Albumi “Gërshetat” përmban 11 këngë, ku këngët tradicionale shqiptare ndërthuren me kompozime origjinale, duke krijuar një dialog mes kujtesës kulturore dhe shprehjes muzikore bashkëkohore. Jazz-i, muzika botërore dhe elementet e traditës shqiptare bashkohen në një projekt që sjell histori dhe përvoja të lidhura me Shqipërinë dhe Kosovën.

Titulli i albumit nuk është zgjedhur rastësisht. Gërshetat, si simbol i trashëguar ndër breza i grave shqiptare, shërbejnë si pikënisje për të rrëfyer histori dashurie, mëmësie, identiteti, lirie, qëndrese dhe përkatësie. Përmes tyre, AJO sjell në muzikë kujtesën e grave dhe lidhjen mes brezave, duke e kthyer një simbol të traditës në një formë moderne të rrëfimit artistik.

Koncerti do të mbahet të shtunën, më 21 nëntor 2026, në Grand Junction, në zonën e Paddington-it në Londër. Dyert do të hapen në orën 20:00, ndërsa performanca nis në orën 20:30.  Mbrëmja organizohet nga Arts Canteen në bashkëpunim me Grand Junction, në kuadër të EFG London Jazz Festival 2026. Biletat kushtojnë 27 paund, përfshirë tarifat.

Informacion për koncertin:

  • Data: 21 nëntor 2026
  • Ora: 20:30 (hapja e dyerve në 20:00)
  • Adresa: Grand Junction, Rowington Close, Paddington, London W2 5TF
  • Çmimi i biletës: 27 paund

Biletat mund të rezervohen në faqen zyrtare të Grand Junction.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.