Ish-gazetar lufte në Kosovë,deputeti belg denoncon himnin nacionalist serb në BE

E mërkurë, 18 Nëntor, 2026

Deputeti belg Michel De Maegd, i cili në vitin 1999 qëndroi për tre muaj në Kosovë si gazetar lufte, duke raportuar nga afër represionin e regjimit të Slobodan Millosheviçit dhe pasojat e luftës, ka reaguar ndaj një incidenti të ndodhur gjatë Forumit Evropian të Zgjerimit në Bruksel.

Duke iu referuar përvojës së tij në Kosovë, De Maegd thekson se i njeh nga afër vuajtjet e popullsisë kosovare dhe se ajo që ndodhi në aktivitetin e së dielës mbrëma nuk mund të konsiderohet thjesht një zgjedhje e papërshtatshme muzikore.

Sipas deputetit belg, gjatë aktivitetit, në prani të përfaqësuesve evropianë, u luajt një këngë nacionaliste serbe, e lidhur me pretendimet territoriale ndaj Kosovës.

De Maegd e cilësoi këtë incident si një gabim të rëndë, që rihap plagët e një populli që ka përjetuar represionin, spastrimin etnik, mijëra viktima dhe qindra mijëra refugjatë.

Pas ngjarjes, deputeti belg thotë se ka kontaktuar Komisioneren Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, për të kërkuar shpjegime se si kishte kaluar pa u vënë re kjo përzgjedhje muzikore nga organizatorët dhe nëse nuk do të ishte e drejtë që popullit të Kosovës t’i kërkohej zyrtarisht ndjesë.

Sipas De Maegd, komisionerja e pranoi se pjesët muzikore të luajtura nuk ishin miratuar nga shërbimet e saj dhe shprehu keqardhjen për incidentin. Ajo i bëri gjithashtu të ditur se ia kishte përcjellë personalisht ndjesën kryeministrit të Kosovës.

Në të njëjtën bisedë, Marta Kos riafirmoi mbështetjen politike dhe financiare të Bashkimit Evropian për Kosovën, duke theksuar se përjashtimi i saj nga procesi i integrimit evropian nuk mund të imagjinohet.

“A mund të imagjinohet që të integrojmë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, por jo Kosovën? Kjo është e pamundur”, citohet të ketë thënë komisionerja.

Në përfundim të reagimit të tij, De Maegd nënvizon se paqja nuk mund të ndërtohet duke harruar historinë apo duke mohuar atë që ka ndodhur, por duke pasur guximin ta përballësh atë dhe të ecësh përpara.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.