Si të merrni pjesë në festimin e Pavarësisë në New York City Hall

E martë, 17 Nëntor, 2026

Në New York City Hall më 23 nëntor do të zhvillohet ceremonia zyrtare me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.

Ceremonia do të zhvillohet të hënën, në ambientet e Këshillit Bashkiak (Council Chambers), në City Hall, New York. Dyert do të hapen në orën 17:00, ndërsa aktiviteti do të nisë në orën 17:30.

Kremtimi organizohet me nismën e ish-anëtarit të Këshillit Bashkiak të New York-ut, Mark Gjonaj, dhe pritet nga kryetarja e Këshillit, Julie Menin, në bashkëpunim me anëtaren Shirley Aldebol, Majority Whip Kamillah M. Hanks, kreun e grupit të pakicës David M. Carr, si dhe anëtarët e Këshillit Gale Brewer, Amanda Farías, Oswald Feliz, Farah N. Louis, Kevin C. Riley, Justin Sanchez dhe Phil Wong.

Për shkak të kapacitetit të kufizuar të sallës dhe masave të sigurisë, pjesëmarrësit duhet të konfirmojnë paraprakisht praninë e tyre deri më 20 nëntor 2026.

Konfirmimi mund të bëhet përmes faqes zyrtare të Këshillit Bashkiak, www.council.nyc.gov/events, ose në numrin e telefonit 212-482-4121.

Për kërkesa që lidhen me aksesueshmërinë dhe akomodimet e nevojshme, organizatorët kanë vënë në dispozicion numrin 212-482-4124 dhe adresën e emailit [email protected].

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.