Si do të mësohet shqipja në diasporë? Shkodra mbledh studiuesit

E martë, 17 Nëntor, 2026

Në Shkodër u zhvillua sot konferenca shkencore kushtuar gjuhës shqipe në diasporë, me fokus te standardizimi i mësimdhënies, formimi profesional i mësuesve dhe certifikimi i kompetencave gjuhësore.

Konferenca u organizua nga Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Qendra e Botimeve për Diasporën, me temë “Gjuha shqipe në diasporë: mësimdhënia, certifikimi, kultura dhe identiteti”. Aktiviteti mblodhi studiues, mësimdhënës dhe përfaqësues të fushës nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe komunitetet shqiptare në diasporë.

Në fokus të konferencës ishte nevoja për një qasje më të unifikuar dhe institucionale ndaj mësimit të shqipes jashtë vendit. Diskutimet u përqendruan te mënyrat e organizimit të mësimit të gjuhës në mjedise shumëgjuhëshe, përgatitja profesionale e mësuesve dhe krijimi i standardeve për vlerësimin e njohurive të nxënësve.

Në hapje u prezantuan objektivat dhe formati i konferencës, ndërsa u diskutua edhe për përvojën e institucioneve në mbështetjen e mësimit të shqipes në diasporë përmes teksteve shkollore dhe materialeve dygjuhëshe. Një nga çështjet e ngritura ishte edhe mundësia e krijimit të një modeli të qëndrueshëm për certifikimin e aftësive në gjuhën shqipe.

Seanca plenare u përqendrua te modelet institucionale dhe kuadri kurrikular. Në të u trajtuan përvojat evropiane dhe ndërkombëtare për institucionalizimin e mësimit të gjuhëve të trashëgimisë dhe mundësia e përshtatjes së tyre për mësimin e shqipes në diasporë.

Një tjetër temë kryesore ishte hartimi i një kuadri kurrikular për formimin dhe certifikimin e mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë. Në këtë kuadër u diskutuan profili dhe kompetencat profesionale të mësuesve, standardet e trajnimit dhe nevoja për bashkëpunim më të madh ndërinstitucional.

Konferenca vijoi me katër panele, ku u sollën përvoja nga vende të ndryshme ku jetojnë komunitete shqiptare, përfshirë Zvicrën, Gjermaninë, Greqinë, Italinë, Kroacinë, Çekinë dhe Shtetet e Bashkuara.

Paneli i parë u përqendrua te roli i librit dhe bibliotekave në ruajtjen dhe përcjelljen e gjuhës shqipe, ndryshimet në përdorimin e saj te brezi i dytë dhe përdorimi i teknologjisë në mësimdhënie, testim dhe certifikim.

Në panelin e dytë u diskutua roli i familjes dhe shkollës në përcjelljen e gjuhës shqipe, si dhe mundësitë për njohjen e mësimit të shqipes brenda sistemeve arsimore të vendeve pritëse.

Paneli i tretë trajtoi organizimin institucional të mësimit të shqipes, përgatitjen e mësimdhënësve, përshtatjen e teksteve mësimore dhe certifikimin e kompetencave gjuhësore të nxënësve.

Ndërsa paneli i katërt u përqendrua te lidhja mes gjuhës shqipe dhe identitetit kulturor në diasporë, me vëmendje te letërsia për fëmijë, metodat aktive të mësimdhënies dhe roli i librit shqip në ruajtjen e lidhjes me gjuhën dhe kulturën.

Në përfundim të konferencës u diskutua mbi nevojën për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet institucioneve dhe për të ndërtuar mekanizma më të qartë për mësimin e shqipes në diasporë, formimin profesional të mësuesve dhe vlerësimin e njohurive gjuhësore të fëmijëve shqiptarë jashtë vendit.

Një element i rëndësishëm i aktivitetit ishte edhe formalizimi i bashkëpunimit institucional përmes marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Qendrës së Botimeve për Diasporën.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.