Roli i Shkollave Shqipe “Alba Life” në formimin gjuhësor dhe identitar në SHBA

E martë, 17 Nëntor, 2026

Kumtesë e mbajtu në Konferencën Shkencore “Gjuha shqipe në diasporë:

Mësimdhënia, Certifikimi, Kultura dhe Identiteti.

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, 17 nëntor 2026

***

E nderuar rektorja e Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Prof. Dr. Blerta Dragusha, e nderuar Dr. Hysa drejtore e Qendres se Botimeve per Diasporen, të nderuar studiues, kolegë dhe pjesëmarrës të kësaj konference shkencore,

Ndërsa emigracioni shqiptar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka njohur valë të ndryshme historike, sidomos pas viteve ’90, komuniteti shqiptaro-amerikan është shndërruar në një faktor të rëndësishëm kulturor dhe shoqëror. Megjithatë, ky sukses i integrimit shoqëror e ekonomik shoqërohet me një sfidë ekzistenciale për çdo diasporë: rrezikun e asimilimit gjuhësor dhe kulturor të brezit të dytë dhe të tretë.

Studimet sociolinguistike mbi diasporën tregojnë se kalimi nga gjuha e parë (shqipja) te gjuha dominuese (anglishtja) ndodh shpesh brenda dy brezave, nëse mungojnë mekanizmat institucionalë të mbështetjes. Në këtë kontekst, shkollat plotësuese të gjuhës shqipe nuk janë thjesht qendra kursesh, por institucione të mirëfillta të ruajtjes së kujtesës kolektive. Qëllimi i këtij punimi është të analizojë misionin, modelin organizativ dhe ndikimin konkret të rrjetit të shkollave shqipe “Alba Life” në Amerikë, si një rast studimor i suksesshëm në formimin gjuhësor dhe identitar të brezave të rinj.

  1. Misioni dhe shtrirja gjeografike e “Alba Life”

E themeluar në Nju Jork rreth dy dekada më parë si pjesë e Qendrës Kulturore “Alba Life”, kjo shkollë lindi nga nevoja urgjente e familjeve shqiptare për t’u ofruar fëmijëve të tyre një mjedis të strukturuar ku gjuha shqipe të mos mbetej vetëm një mjet komunikimi shtëpiak, por një gjuhë e kultivuar e shkrimit, leximit dhe mendimit.

Misioni themelor i “Alba Life” mbështetet tek nxenesit shqiptaro-amerikanë të jenë qytetarë të denjë dhe të suksesshëm të shoqërisë amerikane, duke ruajtur njëkohësisht të paprekur rrënjën e tyre gjuhësore dhe kulturore.

Nga një nismë lokale, ne Staten Island e pagezuar si fidanishtja e “Alba Life” u shndërrua në një rrjet të mirëfilltë arsimor me shtrirje në të pesë lagjet kryesore të qytetit të Nju Jorkut — Staten Island, Brooklyn, Manhattan, Bronx dhe Queens — si dhe në kryeqytetin e shtetit, Albany.

Shkollat Shqipe kane zhvilluar mesimin vetem ne shkollat publike amerikane cka ka ndihmuar ne perdorimin e te gjitha mjeteve teknollogjike mesimore si smart board, Interneti etj. Për më tepër, duke kuptuar dinamikën e shpërndarjes së shqiptarëve në shtete të tjera të SHBA-së dhe sfidat e distancave të mëdha, shkolla integroi me sukses platformat e mësimit online dhe ishte e para ne Diaspore qe e mundesoi kete platforme dhe ndihmoi shtete te ndryshme ne bote qe nuk kishin mundesi si Halifax, Chicago, Suedi, Spanje ect. Ky hap mundësoi që fëmijë nga shtete të ndryshme amerikane, ku nuk ka shkolla fizike shqipe, të bëhen pjesë e procesit mësimor, duke e demokratizuar aksesin në arsimin shqip.

  1. Dimensioni gjuhësor dhe qasja kurrikulare

Një nga aspektet më të rëndësishme akademike të punës së “Alba Life” lidhet me metodologjinë e mësimdhënies së shqipes si gjuhë trashëgimie (heritage language). Fëmijët që ulen në bangat e këtyre shkollave shumica janë nxënës që e mësojnë shqipen si gjuhë të huaj nga zeroja dhe nuk e zotërojnë atë në nivelin e bashkëmoshatarëve në Shqipëri, Kosovë apo trevat e tjera shqiptare. Ata vijnë me nivele të ndryshme të kompetencës dëgjimore dhe folëse, të ndikuara fuqishëm nga sintaksa dhe leksiku i anglishtes.

Për t’iu përgjigjur këtij realiteti, “Alba Life” ka ndjekur një qasje të dyfishtë:

  • Harmonizimi me kurrikulat kombëtare. Mësimdhënia mbështetet në tekstet e unifikuara të miratuara nga Ministritë e Arsimit të Shqipërisë dhe Kosovës (si Abetarja e përbashkët dhe tekstet e gjuhës dhe kulturës për diasporën). Kjo garanton standardizimin e gjuhës letrare dhe shmangien e fragmentarizimit dialektor në shkrim.
  • Përshtatja didaktike për nxënësit dygjuhësh. Mësuesit, të cilët janë profesionistë me përvojë dhe përkushtim të lartë, kombinojnë mësimin e gramatikës dhe drejtshkrimit me metoda interaktive, lojëra gjuhësore dhe lexim të orientuar.

Rezultati i këtij procesi është kalimi i fëmijës nga një dygjuhësi pasive (ku fëmija kupton prindërit, por përgjigjet në anglisht) në një dygjuhësi aktive dhe funksionale. Kjo aftësi gjuhësore shërben si ura kryesore e komunikimit ndërbreznor, duke u lejuar fëmijëve të komunikojnë lirshëm me gjyshërit dhe të afërmit në vendlindje, gjë që forcon ndjeshëm kohezionin familjar.

Nxenesit tane kane pasur sukses te madh, pasi për njohjen e gjuhës shqipe në shkollën e mesme, i referohet vendimit të Dygjuhësisë së Shtetit të Nju Jorkut (NYSSB), qe u lejon studentëve të fitojnë 12 kredite kolegji, por edhe paratë për 12 kreditet.. Ky program njeh studentët që demonstrojnë aftësi të larta në anglisht dhe të paktën një gjuhë tjetër, përfshirë shqipen.

  1. Formimi identitar dhe edukimi kulturor

Në diasporë, gjuha nuk mund të mbijetojë e shkëputur nga kultura dhe historia. Një gjuhë që nuk lidhet me emocione, kujtime dhe krenari, rrezikon të perceptohet nga fëmija si një detyrim i tepërt fundjave. Këtu qëndron një tjetër shtyllë e suksesit të “Alba Life”: ndërthurja e mësimit gjuhësor me edukimin identitar.

Kurrikula e shkollës përfshin njohuri të strukturuara mbi historinë e kombit shqiptar, gjeografinë e trojeve shqiptare, figurat e shquara të Rilindjes Kombëtare dhe trashëgiminë letrare. Megjithatë, ky formim merr jetë përmes veprimtarive jashtëkurrikulare dhe artistike:

  • Festimet e ditëve historike, si 28 Nentorit, festa e fundvitit, Pavarësia e Kosovës, Dita e Mësuesit (7 Marsi), Festivali i Shkollave Shqipe “Alba Life” shndërrohen në ngjarje madhore komunitare dhe qe perben nje rast unik ne Diaspore, pasi festivali zhvillohet brenda shkollave nen emrin e saj.
  • Ansambli dhe aktivitetet artistike u mundësojnë nxënësve të mësojnë vallet tradicionale nga të gjitha krahinat shqiptare, të recitojnë poezi dhe të interpretojnë në muzikë.

Përmes këtyre aktiviteteve, identiteti shqiptar pushon së qeni një koncept abstrakt që u tregohet nga prindërit; ai bëhet një përvojë e gjallë, e gëzueshme dhe kolektive. Kur një fëmijë i lindur në Nju Jork vesh kostumin popullor, reciton në shqip përpara qindra bashkatdhetarëve dhe duartrokitet, tek ai kultivohet vetëdija e përkatësisë dhe krenaria etnokulturore. Ky proces e mbron të riun nga krizat e identitetit dhe e bën atë të ndihet i pasur me dy kultura.

  1. Roli komunitar dhe vlerësimi institucional

Përtej klasës, shkollat “Alba Life” funksionojnë si qendra gravitacionale të shoqerimit komunitar. Në një metropol gjigant dhe shpesh të atomizuar si Nju Jorku, shkolla shqipe është vendi ku fëmijët krijojnë miqësi të hershme me bashkëmoshatarë shqiptarë dhe ku prindërit ndërtojnë rrjete solidariteti. Kjo krijon një mikro-mjedis shoqëror ku gjuha shqipe është normë dhe vlerë.

Puna disavjeçare dhe ndikimi i matshëm i këtij institucioni kanë marrë vlerësime të larta si nga institucionet shqiptare, ashtu edhe nga ato amerikane. Për kontributin e jashtëzakonshëm në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës kombëtare, “Alba Life” është nderuar me titullin e lartë “Ambasador i Kombit”. Për herë të parë në historinë e politikës amerikane dhe në institucionet më të larta qeveritare vlerësohen dhe çmohen Shkollat Shqipe, çka na bën të ndihemi krenar, por dhe për Amerikën, shtëpinë tonë të dytë që na mirëpriti dhe vlerësoi punën tonë si shqiptarë.  Puna e saj edukative dhe vullnetare u njoh me dy rezoluta dhe mirënjohje zyrtare nga Senati dhe Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut, duke pasur një Rezolutë në emër të “Alba Life” cka dëshmon se ruajtja e identitetit të komuniteteve pasuron mozaikun multikulturor amerikan.

  1. Përfundime dhe rekomandime

Si përfundim, përvoja e rrjetit të shkollave shqipe “Alba Life” dëshmon se ruajtja e gjuhës dhe identitetit në diasporë është plotësisht e mundur, kur ekziston vizioni organizativ, përkushtimi i mësuesve dhe bashkëpunimi i ngushtë me familjen. “Alba Life” ka arritur ta kthejë mësimin plotësues të shqipes nga një nismë vullnetare në një institucion të qëndrueshëm edukativ dhe kulturor.

Për të siguruar që ky model të zhvillohet më tej në dekadat e ardhshme, shtrohen disa rekomandime kyçe:

  1. Mbështetje e vazhdueshme institucionale nga qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës.
  2. Digjitalizimi dhe krijimi i materialeve multimediale interaktive (aplikacione, lojëra edukative, libra audio), të cilat i përshtaten psikologjisë dhe metodave të të nxënit të brezit digjital në SHBA.
  3. Forcimi i lidhjeve mes shkollave shqipe në diasporë dhe institucioneve akademike në vendlindje, përmes shkëmbimeve verore dhe projekteve të përbashkëta rinore.

Ruajtja e gjuhës shqipe në Amerikë nuk është vetëm një detyrim ndaj së shkuarës sonë, por investimi më i sigurt për të ardhmen e kombit shqiptar në botë.

Ju faleminderit për vëmendjen!

Autorja e kumteses mban titullin e lartë Kalorës i Urdhrit të Flamurit, akorduar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Medaljen e Meritës Presidenciale, dhënë nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani si dhe të mirënjohjes nga ish presidentja në detyrë znj. Albulena Haxhiu.

Është publiciste, shkrimtare, autore e tetë librave, mësuese dhe bashkëthemeluese e Shkollave Shqipe “Alba Life” Ambasador I Kombit, New York.

Është vlerësuar me titullin “Gruaja e Vitit 2022, NY”, dhënë nga shoqata “Motrat Qiriazi”.

17 Nëntor, 2026

Via-Online, New York-Shqipëri

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.