Albanian Career &Business Summit,një forum për profesionistët shqiptar në Londër

E martë, 17 Nëntor, 2026

Nga politika britanike te drejtimi i kompanive, nga BBC dhe universitetet prestigjioze te sipërmarrja, financa dhe inteligjenca artificiale: më 21 nëntor, Londra do të presë një samit që synon të krijojë ura konkrete mes profesionistëve shqiptarë, punëdhënësve, institucioneve arsimore dhe botës së biznesit.

Më 21 nëntor 2026, në Waterlow Hall, pranë South Hampstead High School në Londër, do të zhvillohet Albanian Career & Business Summit UK 2026, një nismë e fokusuar në tri fusha kryesore: punësim, arsim dhe zhvillim biznesi.

Samiti synon të krijojë një hapësirë takimi për profesionistë, sipërmarrës, drejtues kompanish, akademikë dhe përfaqësues institucionesh, me fokus te mundësitë e punësimit në Mbretërinë e Bashkuar, studimet universitare, bursat, kurset, trajnimet profesionale dhe rrjetëzimi.

Një nismë e Merjeme Totës, në bashkëpunim me Beklie Koltrakën

Albanian Career & Business Summit UK 2026 është ideuar dhe organizuar nga gazetarja Merjeme Tota, themeluese dhe drejtuese e kompanisë mediatike “Narrativa Shqiptare Ltd” në Londër, në bashkëpunim me gazetaren Beklie Koltraka, në cilësinë e bashkorganizatores.

Programi do të moderohet nga gazetarja Isida Muço, e cila ka mbi 15 vjet përvojë në media.

Emra nga politika, biznesi dhe financa në programin e samitit

Një prej pjesëmarrëseve të spikatura është Sara Gezdari, profesioniste në biznes dhe financë, ish-kandidate parlamentare e Partisë Konservatore dhe një nga tre emrat në listën përfundimtare të partisë për përzgjedhjen e kandidaturës për kryetare të Bashkisë së Londrës. Përvoja e saj ndërthur sipërmarrjen, financën dhe angazhimin në politikën britanike, duke sjellë në program perspektiva mbi lidershipin, përfaqësimin dhe pjesëmarrjen në jetën publike.

Nga sektori i inxhinierisë dhe ndërtimit do të jetë i pranishëm Elson Bajrakurtaj, me formim në inxhinieri në University of East London dhe specializim në Advanced Structural Engineering në Imperial College London. Përvoja e tij në drejtimin e një kompanie në Britani do të sjellë në fokus kërkesat e tregut, certifikimet profesionale dhe mundësitë e punësimit në këtë industri.

Në fushën e marketingut dhe sipërmarrjes do të kontribuojë Daniel Nikolla, themelues dhe drejtues i Merx Marketing Ltd, i certifikuar nga Chartered Institute of Marketing. Përvoja e tij në drejtimin e organizatave profesionale dhe zhvillimin e bizneseve do të fokusohet te ndërtimi i profilit profesional dhe rëndësia e rrjetëzimit.

Dhurata Hoti, profesioniste e financës dhe kontabilitetit, me kualifikime ACCA dhe FMAAT, do të trajtojë mundësitë e karrierës në sektorin financiar britanik dhe rëndësinë e specializimit profesional për avancimin në tregun e punës.

Nga BBC te inteligjenca artificiale: perspektiva të reja për karrierën

Një tjetër emër i rëndësishëm i programit është Mars El Brogy, gazetare dhe producente ekzekutive e multimedias, me përvojë në BBC, BBC Worldwide, The Evening Standard, The Independent dhe The Telegraph. Ajo ka qenë pjesë e ekipit themelues të London Live, është vlerësuar me Ibn Battuta Award for Excellence in Media në vitin 2018 dhe është përfshirë në listën Most Influential Muslim in the Media në vitin 2022. Pjesëmarrja e saj do të sjellë në vëmendje zhvillimin e karrierës në gazetari, prodhimin televiziv dhe standardet e industrisë mediatike.

Në fokusin e teknologjisë do të jetë Alma Shala, profesioniste me mbi 20 vjet përvojë në strategji, transformim digjital dhe teknologji. Me përvojë drejtuese në University of London, Goldsmiths dhe Islington Council, ajo do të trajtojë ndikimin e inteligjencës artificiale në profesionet e së ardhmes dhe aftësitë që do të kërkohen nga tregu i punës.

Dimensionin akademik të nismës e përfaqëson Dr. Enxhia Sala, Ambasadore Kryesore e Fushatës së samitit. Lektore dhe kërkuese shkencore në Universitetin e Tiranës, me doktoraturë në Sistemet e Informacionit në Ekonomi dhe anëtare e bordit të Akademisë së të Rinjve pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Turizmi dhe arsimi: mundësi për bashkëpunim dhe orientim profesional

Isa Krasniqi, ekspert i turizmit dhe sipërmarrjes, si dhe përfaqësues i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës (CCIT) për vendet e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC), do të trajtojë potencialin e turizmit, investimet dhe zhvillimin e partneriteteve ndërkombëtare.

Në dimensionin arsimor janë përfshirë dy partnerë me fokus të drejtpërdrejtë te orientimi dhe formimi profesional.

Juliana Shalla, përfaqësuese e JEI Education & Work Services, do të jetë Partnerja për Arsimin. Kompania do të prezantojë mundësi në fushën e punësimit, trajnimeve dhe zhvillimit të aftësive profesionale.

Ndërsa ROMI Consulting, e përfaqësuar nga Njomza Kastrati, do të marrë pjesë si Partnere për Arsimin, duke prezantuar mundësitë e studimit në universitetet britanike, përzgjedhjen e programeve akademike, aplikimet dhe orientimin për vizat studentore.

Ensuida Këputa, themeluese dhe drejtuese e Empowered Women of Diaspora (EWD), do të kontribuojë si këshilltare e samitit, duke sjellë përvojën e saj në angazhimin komunitar dhe mbështetjen e grave në diasporë.

Mbështetje për pjesëmarrësit dhe dimensioni komunitar

Një kontribut i veçantë vjen nga Sahra24 Umra, e cila ka dhuruar një paketë udhëtimi për Umre për një nga pjesëmarrësit e samitit. Sipas marrëveshjes së nënshkruar, paketa përfshin fluturimet vajtje-ardhje, vizën, akomodimin dhe transfertat lokale. Kompania është themeluar në vitin 2020 nga Nazmi Kurti dhe është e specializuar në organizimin e udhëtimeve të pelegrinazhit.

Nisma përfshin gjithashtu një bashkëpunim me Albanian Cultural Association Northamptonshire (ACA), organizatë bamirëse e regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar dhe e drejtuar nga Elona Latifi. Marrëveshja me Narrativa Shqiptare Ltd parashikon mundësinë e orientimit të individëve dhe familjeve në nevojë drejt shërbimeve mbështetëse të ACA-së, me pëlqimin e tyre.

Përtej një konference: synimi është krijimi i mundësive

Në një treg pune konkurrues si ai britanik, njohja e sistemit, kualifikimet dhe kontaktet profesionale janë faktorë të rëndësishëm për zhvillimin e karrierës.

Përmes bashkimit të profesionistëve nga fusha të ndryshme, kompanive, institucioneve arsimore dhe organizatave, Albanian Career & Business Summit UK 2026 synon të krijojë një pikë takimi mes njerëzve që kërkojnë mundësi dhe atyre që mund t’i ndihmojnë t’i identifikojnë e t’i shfrytëzojnë ato.

Vlera e aktivitetit pritet të matet jo vetëm nga diskutimet në skenë, por edhe nga kontaktet, informacioni dhe bashkëpunimet që mund të lindin prej tij.

Për më shumë informacion për mënyrën e pjesëmarrjes kliko këtu: https://narrativashqiptare.com/samiti-2026

.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.