5 aktorët shqiptarë në filmin më të ndjekur në Danimarkë, “Zemër Luani”

E martë, 17 Nëntor, 2026

Besir Zeciri, Ramadan Huseini, Ermela Dhimitri, Mimoza Murati dhe Bajram Fetai janë aktorët shqiptarë pjesë e casti-t të filmit “Zemër Luani” (Løvehjerte), i cili brenda dy javëve është shndërruar në filmin më të ndjekur në kinema. Me regji të Nagieb Khaja, filmi trajton botën e bandave kriminale në Danimarkë dhe përpjekjen e një të riu për t’u shkëputur nga kjo jetë.

Në qendër të historisë është Luani, një 29-vjeçar i interpretuar nga Besir Zeciri, i cili dëshiron të largohet nga grupi kriminal ku bën pjesë dhe të nisë një jetë të re. Por planet e tij ndërlikohen kur zhduken disa kilogramë drogë, me vlerë miliona euro, dhe ai bëhet përgjegjës për humbjen.

I gjendur përballë një borxhi të madh ndaj ish-drejtuesit të bandës, Hakiut, të interpretuar nga Ramadan Huseini, Luani duhet të përballet me të kaluarën e tij dhe të vendosë se deri ku është i gatshëm të shkojë për të fituar lirinë.

Premiera e filmit u mbajt më 21 dhe 22 tetor në Kopenhagë, ndërsa prodhimi është kthyer në një nga titujt më të ndjekur të momentit në Danimarkë.

Vëmendje në këtë sukses ka marrë Besir Zeciri, aktori shqiptar me origjinë nga Tetova, i cili jeton dhe zhvillon karrierën e tij në Danimarkë. Me rolin e Luanit, ai po konsolidon pozicionin e tij në kinematografinë daneze dhe po tërheq vëmendjen e publikut vendas.

Ky nuk është suksesi i parë i rëndësishëm për aktorin. Në shkurt, filmi “Vajza me Gjilpërën” (The Girl with the Needle), ku Zeciri interpreton një nga rolet kryesore, u nominua për çmimin Oscar në kategorinë e filmit më të mirë ndërkombëtar.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.