“Musica Sacra” në Bruksel, homazh muzikor për Nënë Terezën

E martë, 17 Nëntor, 2026

Nga Soni Memoci

Koncerti i muzikës klasike “Musica Sacra” mblodhi në kishën Notre-Dame de Laeken në Bruksel artdashës shqiptarë e belgë, në një mbrëmje kushtuar 10-vjetorit të shenjtërimit të Nënë Terezës.

Veprimtaria ishte pjesë e një serie aktivitetesh të organizuara nga Bashkësia Katolike Shqiptare në Belgjikë, e udhëhequr nga Dom Kastriot Idrizi, për të nderuar jetën, veprën dhe trashëgiminë humanitare e shpirtërore të saj. Prania e statujës së Shën Terezës në kishë i dha një domethënie të veçantë mbrëmjes përkujtimore.

Programi u interpretua nga Ansambli Orkestral i Forcave të Armatosura, me drejtuese artistike sopranon Markela Jakaj dhe nën dirigjimin e Fabjol Aliajt. Pjesa e parë përfshiu vepra të kompozitorëve të njohur ndërkombëtarë, ndërsa pjesa e dytë iu kushtua krijimtarisë së autorëve shqiptarë, duke sjellë para publikut edhe një përfaqësim të trashëgimisë muzikore kombëtare.

Një nga momentet e veçanta të programit ishte recitimi i poezisë “Jeta” nga Anila Dervishi. Interpretimi ndërthuri fjalën artistike me muzikën, në frymën e mesazhit të dashurisë, shërbimit dhe solidaritetit që përshkoi veprimtarinë e Nënë Terezës.

Në koncert ishte i pranishëm edhe ambasadori i Shqipërisë në Bruksel, Gazmend Barbullushi, i cili vlerësoi rëndësinë e kësaj veprimtarie për promovimin e kulturës shqiptare dhe nderimin e figurave të shquara kombëtare.

“Musica Sacra” u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ambasadës së Shqipërisë në Bruksel.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.