Në Zagreb u mbajt edicioni i II i Festivalit Teatror të Fëmijëve në Gjuhën Shqip

E martë, 17 Nëntor, 2026

Në Zagreb u zhvillua edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar Teatror të Fëmijëve në Gjuhën Shqipe, një aktivitet që ngjiti në një skenë fëmijë shqiptarë nga diaspora, Kosova dhe Shqipëria.

Festivali u zhvillua nga 30 tetori deri më 1 nëntor 2026, nën organizimin e Shoqatës Teatrore Shqiptare në Kroaci “Mërgimtari” dhe Këshillit të Mësuesve Shqiptarë të Kroacisë, me mbështetjen e Këshillit për Pakicat Kombëtare, Ministrisë së Shkencës, Arsimit dhe të Rinjve të Republikës së Kroacisë dhe donatorëve privatë.

Partnerë mediatikë të festivalit ishin RTSH dhe Gazeta Diaspora Shqiptare.

Ideatore, koordinatore dhe drejtuese artistike e festivalit është mësuesja Melita Orešković.

Në edicionin e këtij viti morën pjesë 9 grupe teatrore nga 6 shtete, duke sjellë në skenë pjesë të interpretuara nga nxënës shqiptarë të shkollave në diasporë, Kosovë, Shqipëri dhe Kroaci.

Pjesëmarrëse ishin Shkolla Shqipe “Ardhmëria” dhe Shkolla Shqipe “Iliria” nga Londra, Shkolla Fillore “Eugen Kumičić” nga Velika Gorica, Shkollat Shqipe “Rosenheim” dhe “Kolbermoor” nga Gjermania, Shkolla Shqipe “Dallëndyshet” nga Celje, SHFMU “Asdreni” nga Peja, SHFMU “Hil Mosi” nga Jabllanica e Vogël, SHFMU “Migjeni” nga Mitrovica dhe Shkolla 9-vjeçare “Andon Xoxa” nga Fieri.

Tri ditë në skenë, me gjuhën shqipe në qendër

Festivali u hap më 30 tetor në sallën e teatrit të Shtëpisë Çeke të Kulturës në Zagreb, në një ceremoni ku morën pjesë grupet pjesëmarrëse, përfaqësues të Ambasadave të Shqipërisë dhe Kosovës, drejtues shkollash, mësues, artistë, prindër dhe fëmijë.

Programi i hapjes u pasua nga një shfaqje artistike me recitime, valle me motive popullore myzeqare dhe koreografi moderne.

Në dy ditët në vijim, publiku ndoqi shfaqjet teatrore të përgatitura nga nxënësit dhe mësuesit e tyre. Nëpërmjet teatrit, fëmijët sollën në skenë histori, letërsi, figura dhe tema shqiptare, duke e përdorur artin si një mënyrë për të mësuar dhe ruajtur gjuhën shqipe.

Në repertorin e festivalit ishin shfaqjet:

NJË SHËTITJE NË DUKAGJIN

Autor Izet Musaj, regjisore Merita Gashi/Muriqi

SHFMU “Asdreni”, Pejë (Kosovë)

BIBLIOTEKA MAGJIKE

Autore e regjisore Anila Kadija

Shkolla Shqipe Shoqata “Ardhmëria”, Londër (Angli)

UDHËTIM NË KOHË 

Autore e regjisore Valbona Roqi

Shkolla Shqipe “Rosenheim“ dhe ”Kolbermoor”

Shoqata “Shqiponja” (Gjermani)

NËNTORËT E LIRISË

Autor Kiço Blushi, regjisore Diana Kociaj

Shkolla Shqipe ILIRIA, Londër (Angli)

GJAKU I ARBËRIT

Autor Fadil Kraja, regjisore Laureta Janollari

Shkolla 9/ vjeçare “Andon Xoxa“ Fier (Shqipëri)

LEOTRIMI, KUJTESA QË JETON

Autore Fitnete Ramaj Mujaj, regjisore Shkëndije Ibraj

SHFMU “Hil Mosi“, Jabllanicë e Vogël (Kosovë)

GRETA DHE ROBOTI INTELIGJENT

Skenariste dhe regjisore Melita Orešković

SHF “Eugena Kumičića“ Velika Gorica (Kroaci)

SI U MIQËSUAN SHKRONJAT

Autore e regjisore Vera Haliti

Shkolla Shqipe “Dallëndyshet“, Celje (Slloveni)

BUZËQESHJA 

Autor  Zekë Murseli, regjisore Qëndresë Barani

SHFMU “Migjeni“, Mitrovicë (Kosovë)

Çmimet e festivalit

Shfaqjet u vlerësuan nga një juri e përbërë nga specialistë të arsimit dhe artit: Nuhi Gashi, ekspert i mësimit të shqipes në diasporë dhe hartues i kurrikulës së mësimit shqip në diasporë; Olsa Poshka, regjisore dhe drejtoreshë e Teatrit POSHKA në Strugë; dhe Hamzë Morina, profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe në diasporë.

Në përfundim të festivalit, regjisorja Olsa Poshka shpalli edhe fituesit.

“Greta dhe Roboti Inteligjent”, nga Kroacia, u vlerësua si shfaqja më e mirë e nxënësve të diasporës, ndërsa “Leotrimi, kujtesa që jeton”, nga Kosova, fitoi çmimin për shfaqjen më të mirë të nxënësve të shkollave të Kosovës dhe Shqipërisë.

Çmimi special iu dha shfaqjes “Biblioteka Magjike” nga Anglia, ndërsa Shkolla Shqipe “Rosenheim” dhe “Kolbermoor” nga Gjermania u shpallën trupa më e mirë.

Në kategoritë individuale, çmimet u ndanë si më poshtë:

  • Aktori më i mirë protagonist: Edlin Dhefto
  • Aktorja më e mirë protagoniste: Ema Mëmgjezi
  • Aktori më i mirë i karakterit: Alp Murati
  • Aktorja më e mirë e karakterit: Greta Gashi
  • Aktori më i mirë dytësor: Daniel Brija
  • Ylli i festivalit: Ylli Rexhaj
  • Teksti më i mirë: Fitnete Ramaj Mujaj
  • Regjia më e mirë: Melita Orešković
  • Skenografia më e mirë: SHFMU “Asdreni”, Pejë
  • Kostumografia më e mirë: SHFMU “Migjeni”, Mitrovicë

Për tri ditë, Zagrebi u kthye në një skenë ku fëmijët shqiptarë nga vende të ndryshme u bashkuan përmes gjuhës dhe artit. Përtej çmimeve, festivali solli në qendër një mënyrë tjetër të ruajtjes së shqipes në diasporë: përmes skenës, krijimtarisë dhe pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë të fëmijëve.

Fotografitë kortezi e Shoqatës Teatrore Shqiptare në Kroaci “Mërgimtari”

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.