P***rni në fatin tim!

E martë, 17 Nëntor, 2026
E martë, 17 Nëntor, 2026

P***rni në fatin tim!

Nga: Gjergj DODAJ, Bruksel 

PSHURRNI NË FATIN TIM! 

Ëndrra që mund të na vjedhë jetën.

Ekziston një lloj ëndrre që lind në shpirtin e njeriut si një lule e rrallë në pranverë. Ajo ushqehet me shpresë, rritet me ambicie dhe, dalëngadalë, mund të shndërrohet në një udhëtim të pafund drejt diçkaje që ndoshta nuk ekziston: përsosmërisë.

Kjo është historia e një djali të ri, jashtëzakonisht inteligjent, i talentuar dhe me një bukuri që vështirë se mund të përshkruhej me fjalë. Ai jetonte në një qytet të vogël provincial, ku ditët kalonin të qeta, rrugicat mbusheshin me zhurmën e hapave të njohur dhe mbrëmjet sillnin aromën e blirit e të luleve të oborreve.

Por shpirti i tij kërkonte horizonte më të gjera.

Një ditë, me një valixhe në dorë dhe me zemrën plot ëndrra, la pas vendlindjen dhe u nis drejt kryeqytetit për të ndjekur studimet. Në mendjen e tij kishte ndërtuar tashmë një jetë të tërë: do të diplomohej me rezultate të shkëlqyera, do të gjente një punë të mirë në profesionin e tij, do të blinte një shtëpi të bukur, do të martohej me një vajzë që do ta dashuronte dhe do të krijonte një familje të lumtur.

E përfytyronte shtëpinë me dritare të mëdha, ku dielli i mëngjesit do të hynte butësisht nëpër perde të bardha. Në kopsht do të kishte trëndafila, një pemë bliri dhe një stol druri ku, në mbrëmjet e verës, do të ulej me gruan e tij për të parë perëndimin e diellit.

Ndoshta, në imagjinatën e tij, fëmijët do të luanin zbathur në bar, ndërsa ai do të lexonte një libër nën hijen e pemës. Ishte një ëndërr e bukur, e pastër, pothuajse idilike. Dhe, si çdo ëndërr e madhe, dukej se meritonte të priste kohën e vet.

Kur ëndrra bëhet kusht për të jetuar.

Studimet i përfundoi me rezultate të shkëlqyera. Për të përballuar shpenzimet, ndërkohë punonte ku të mundej: herë si kamarier, herë në ndonjë magazinë, herë duke bërë punë të tjera që nuk kishin lidhje me formimin e tij.

Nuk ankohej. E konsideronte gjithçka të përkohshme. Ishin sakrifica që duhej të bënte për të ardhmen.

Me diplomën e ekselencës në dorë, nisi kërkimin e punës në profesionin për të cilin ishte përgatitur. Nuk kërkonte thjesht një vend pune. Ai kërkonte vendin e përsosur, atë që do t’i përshtatej plotësisht aftësive, talentit dhe ambicieve të tij.

Ditët u bënë muaj, muajt u shndërruan në vite.

Ai vazhdonte të dërgonte kërkesa, të shkonte në intervista, të priste telefonata që nuk vinin kurrë. Ndërkohë, mbijetonte me punë të rastit. Çdo mëngjes zgjohej me të njëjtën bindje: ndoshta sot do të jetë dita ime.

Por dita e shumëpritur nuk vinte.

Jeta, ndërkaq, vazhdonte jashtë planeve të tij. Në pranverë, pemët lulëzonin pa pyetur nëse ai kishte gjetur punë. Në verë, qyteti mbushej me të rinj që shëtisnin dorë për dore buzë liqenit, nëpër parqe apo në tarracat e kafeneve. Në vjeshtë, gjethet binin mbi trotuare dhe çiftet shëtisnin nën të njëjtën çadër, duke qeshur me shiun që u lagte këpucët.

Ai i shihte ndonjëherë nga larg.

Ndoshta ndiente edhe ai dëshirën për një shëtitje të tillë, për një dashuri të thjeshtë, për një darkë me miq, për një mbrëmje pa menduar për të ardhmen. Por e shtynte gjithmonë për nesër.

«Së pari duhet të sistemoj jetën», i thoshte vetes. «Pastaj do të vijë gjithçka tjetër.»

Dhe kështu, pa e kuptuar, e kishte kthyer jetën në një dhomë pritjeje.

Lotaria e një ëndrre të vonuar.

Vitet kalonin. Ai i afrohej të dyzetave dhe ëndrra e tij e dikurshme dukej gjithnjë e më larg. Puna e dëshiruar nuk po vinte, shtëpia mbetej në imagjinatë dhe familja që kishte ëndërruar nuk ekzistonte veçse në mendjen e tij.

Një ditë, i lodhur nga pritja, vendosi të luante loto.

«Do të fitoj», mendonte. «Me paratë e lotarisë do të blej një shtëpi të bukur, do të martohem dhe do të krijoj familjen që kam ëndërruar gjithmonë.»

Tashmë, fati duhej të bënte atë që nuk kishte bërë jeta.

Por edhe lotaria nuk po i buzëqeshte. Javët bëheshin muaj, muajt vite, ndërsa numrat e tij vazhdonin të mos dilnin. Ai nuk dorëzohej. Vazhdonte të luante, duke e ushqyer shpresën me një fitore që gjithmonë i rrëshqiste nga duart.

Ndërkohë, flokët filluan t’i zbardheshin. Rrudhat iu shfaqën në fytyrë dhe bukuria e dikurshme, ajo që dikur i kishte bërë njerëzit të kthenin kokën pas tij, filloi t’i dorëzohej ngadalë kohës.

Rinia po largohej, por ëndrra mbetej aty, pothuajse e paprekur.

Ai vazhdonte të mendonte se jeta e vërtetë do të fillonte pas fitores.

Dhe një ditë, më në fund …

Fitorja që mbërriti tepër vonë.

Në moshën tetëdhjetëvjeçare, pas dekadash pritjeje, ai fitoi një shumë marramendëse në lotari: qindra miliona.

Por çuditërisht, nuk ndjeu asnjë gëzim.

Nuk kërceu nga lumturia, nuk bërtiti, nuk vrapoi të përqafonte dikë. Nuk kishte kë të përqafonte. Nuk kishte pranë as bashkëshorten me të cilën ta ndante atë çast, as fëmijët që do t’i hidheshin në qafë, as miqtë e rinisë që do ta uronin.

Kishte vetëm paratë. Dhe një jetë të tërë pas vetes.

U ul të mendonte. Çfarë mund të bënte tani me gjithë atë pasuri? Shtëpinë që kishte ëndërruar? Për kë do ta ndërtonte? Kopshtin me trëndafila? Kush do të shëtiste me të në mbrëmjet e verës? Për kë do të shtronte tryezën e së dielës?

Pas shumë mendimesh, vendosi të blinte një copë truall në një shesh të njohur të kryeqytetit, aty ku kishte kaluar rininë dhe ku kishte harxhuar pjesën më të madhe të jetës duke pritur përsosmërinë.

Dhe çfarë ndërtoi? Një shurrtore publike.

Në hyrje shkruajti me shkronja ari :

«PSHURRNI NË FATIN TIM!»

Një fjali e rëndë, e hidhur, pothuajse groteske. Një britmë kundër fatit, kundër kohës, kundër një jete që nuk kishte shkuar sipas planit të tij.

Por, ndoshta, mbishkrimi duhej të ishte ndryshe:

«PSHURRNI NË IDIOTËSINË TIME!»

Sepse ky djalë, dikur aq inteligjent, aq i talentuar dhe aq i bukur, kishte arritur të fitonte shumen e lekeve që kurrë se kish ëndërruar, por në moshën kur nuk i nevojitej më.

Duke ëndërruar përsosmërinë, kishte kaluar anash jetës pa e jetuar.

Kur një njeri bëhet pasqyrë e një vendi.

Por historia e tij nuk mbaron aty. Ndoshta, pa e ditur, ai kishte ndërtuar një monument të vogël jo vetëm për fatin e vet, por edhe për një sëmundje që prek shumë më tepër njerëz: zakonin për ta shtyrë jetën drejt një të ardhmeje që nuk mbërrin kurrë.

Dhe, në këtë pikë, historia e tij fillon të ngjajë me historinë e një vendi.

Shikoje rininë shqiptare sot. Sa djem e vajza ulen në auditorë, studiojnë, marrin diploma, mësojnë gjuhë të huaja, ëndërrojnë profesione, karriera dhe një jetë me dinjitet! Sa prej tyre e përfytyrojnë të ardhmen në një qytet evropian, me një punë që ua vlerëson dijen, me një pagë që u lejon të jetojnë, me institucione ku nuk kanë nevojë të kërkojnë një mik për të gjetur një mundësi!

Ata nuk ëndërrojnë domosdoshmërisht pallate, makina luksoze apo pasuri të pafundme. Shpesh kërkojnë gjëra shumë më të thjeshta: të paguhen për punën që bëjnë, të vlerësohen për atë që dinë, të kenë mundësi të ndërtojnë një familje, të jetojnë pa pasigurinë e së nesërmes dhe të mos ndihen të huaj në vendin ku kanë lindur.

Por, kur përballen me realitetin, shumë prej tyre nisin të shohin drejt kufijve. Jo sepse nuk e duan Shqipërinë, por sepse duan një jetë ku mundësitë të mos mbeten vetëm premtime.

Dhe kështu, njëri pas tjetrit, nisen drejt Evropës.

Në valixhet e tyre nuk fusin vetëm rrobat, diplomat dhe dokumentet. Marrin me vete kujtimet e fëmijërisë, zërin e nënës që i përcjell te dera, përqafimin e babait që përpiqet të mos tregojë lotët, aromën e shtëpisë dhe një shpresë të vogël se, një ditë, do të kthehen.

Disa kthehen. Disa ndërtojnë jetën larg. Disa mbeten përgjithmonë mes dy botëve: me trupin në Evropë dhe me zemrën në Shqipëri.

Dhe ndërsa ata largohen, politikanët e këtij vendi nuk pushojnë së foluri për të ardhmen. Premtime të reja, plane të reja, horizonte të reja, vite të ardhshme që do të sjellin atë që njerëzit presin prej kaq shumë kohësh.

“Shqipëria 2030!” Një Shqipëri që do të jetë më e bukur, më e pasur, më evropiane. Një slogan i bukur, por që rrezikon të mbetet një tjetër premtim i largët, nëse nuk shoqërohet me ndryshime të prekshme në jetën e njerëzve.

Por, ndërsa projektojmë vendin e së nesërmes, kush po kujdeset për të riun që jeton sot? Për vajzën që kërkon një punë sipas formimit të saj? Për studentin që punon natën për të paguar studimet? Për prindërit që presin një telefonatë nga fëmijët e larguar?

Dhe pikërisht këtu, në këtë hendek mes premtimeve dhe realitetit, lind zemërimi. Një zemërim që nuk mund të shpjegohet vetëm me pakënaqësinë për një pagë të ulët apo me kushtet e vështira në universitete. Ai ushqehet edhe nga ndjenja se puna nuk shpërblehet gjithmonë sipas meritës, se lidhjet dhe privilegjet mund të peshojnë më shumë se aftësitë, se korrupsioni i denoncuar nga qytetarët dhe skandalet e përsëritura gërryejnë besimin te institucionet, ndërsa përgjegjësia politike shpesh duket sikur humbet në labirintin e justifikimeve.

Kur pushteti përqendrohet gjithnjë e më shumë, kur institucionet perceptohen si të varura nga vullneti i qeverisë dhe kur zëri kritik shihet si bezdi e jo si pjesë e domosdoshme e demokracisë, atëherë lind një pyetje e pashmangshme: kujt i shërben shteti? Qytetarit apo pushtetit?

Për shumë të rinj, ky nuk është më një debat abstrakt politik. Është çështje e drejtpërdrejtë e jetës së tyre: a do të mund të ndërtojnë një të ardhme në vendin ku kanë lindur, apo do të detyrohen ta kërkojnë atë përtej kufirit?

Dhe një ditë, rinia vendosi të mos priste më në heshtje.

Studentët dolën në rrugët e Tiranës. Fillimisht me kërkesa që preknin drejtpërdrejt jetën e tyre: kushte më të mira në universitete, tarifa më të përballueshme, mbështetje financiare, konvikte dinjitoze dhe mundësi punësimi pas diplomimit. Por, pas këtyre kërkesave, u shfaq edhe një pakënaqësi shumë më e thellë: zemërimi ndaj korrupsionit, mungesës së perspektivës dhe një mënyre qeverisjeje që protestuesit e shohin si gjithnjë e më të përqendruar dhe të mbyllur ndaj zërit qytetar.

Kështu, protesta studentore mori përmasa më të gjera. Ajo u bë shprehje e revoltës së një brezi që nuk kërkon lëmoshë, por të drejtën për të ndërtuar jetën e vet me punë, dije dhe meritë. Një brez që nuk dëshiron të jetë spektator i vendimeve që përcaktojnë të ardhmen e tij.

Ata nuk kërkojnë të bëhen të pasur brenda natës. Nuk kërkojnë privilegje. Nuk kërkojnë t’u dhurohet një jetë e gatshme. Kërkojnë që mundi i tyre të ketë kuptim, që diploma të mos jetë thjesht një copë letër, që puna të mos varet nga njohjet dhe që drejtësia të mos jetë një fjalë e bukur në fjalimet zyrtare.

Në thelb, kërkojnë një shtet ku askush të mos jetë mbi ligjin dhe ku pushteti të mos ngatërrohet me pronësinë mbi vendin.

Por një revoltë qytetare nuk duhet të humbasë arsyen e saj. E drejta për të protestuar është një e drejtë themelore, ashtu siç është detyrë të mbrohen njerëzit, institucionet dhe prona publike. Dhuna, djegiet dhe shkatërrimi nuk ndërtojnë demokraci; përkundrazi, mund të errësojnë vetë kërkesat që i nxorën njerëzit në rrugë. Po kështu, asnjë akt i dhunshëm nuk duhet të përdoret si justifikim për të mbyllur veshët ndaj kërkesave të drejta, për të frikësuar qytetarët apo për të ushtruar forcë jashtë kufijve të ligjit.

Një qeveri që pretendon se përfaqëson qytetarët duhet të dijë t’i dëgjojë edhe kur ata e kundërshtojnë. Një kryeministër nuk duhet ta shohë protestën si fyerje personale, por si një sinjal se diçka në marrëdhënien mes pushtetit dhe shoqërisë ka nevojë të shqyrtohet. Një institucion demokratik nuk matet vetëm me votat që merr, por edhe me respektin që tregon ndaj atyre që nuk pajtohen me të.

Dhe këtu qëndron një nga sprovat më të mëdha të demokracisë: të mos e ngatërrojë qetësinë me heshtjen, as kundërshtimin me armiqësinë.

Studentët nuk duhet të jenë armiq të vendit të tyre pse kërkojnë ndryshim. Përkundrazi, ndoshta pikërisht sepse e duan këtë vend, sepse nuk duan ta shohin të zbrazet nga të rinjtë, sepse nuk duan që prindërit të plaken duke pritur kthimin e fëmijëve, ata kanë vendosur të ngrenë zërin.

Dhe ky zë duhet dëgjuar.

Sepse kur një student thotë: «Unë studioj ditën dhe punoj natën, sepse prindërit e mi nuk kanë mundësi të më paguajnë studimet», ai nuk po kërkon mëshirë. Ai po përshkruan një realitet që duhet ta shqetësojë çdo shoqëri që pretendon se investon te e ardhmja e saj.

Kur një i ri thotë se nuk sheh perspektivë në vendin e vet, kjo nuk duhet të përkthehet si mungesë patriotizmi. Kur një i diplomuar largohet, kjo nuk duhet të konsiderohet thjesht një zgjedhje personale. Kur mijëra të rinj shohin të ardhmen përtej kufirit, vendi duhet të pyesë veten se çfarë nuk po u ofron atyre.

Sepse një komb nuk ndërtohet duke u kërkuar bijve të tij të qëndrojnë me çdo kusht, por duke u krijuar arsye që ata të dëshirojnë të qëndrojnë.

Ndoshta ky është ndryshimi mes personazhit tonë dhe rinisë shqiptare: ai priti deri në moshën tetëdhjetëvjeçare që fati t’i sillte atë që dëshironte, ndërsa shumë të rinj nuk duan të presin gjithë jetën. Ata marrin rrugën e mërgimit, në kërkim të një mundësie që do të duhej ta gjenin edhe në vendin e tyre. Të tjerë zgjedhin të protestojnë, të kundërshtojnë dhe të kërkojnë llogari, sepse nuk duan që ikja të mbetet e vetmja përgjigje ndaj zhgënjimit.

Por a nuk është e trishtë që një i ri duhet të largohet nga shtëpia për të ndërtuar jetën që ëndërron? A nuk është edhe më e trishtë që prindërit të mësohen ta quajnë sukses largimin e fëmijëve të tyre, vetëm sepse atje, përtej kufirit, ata mund të jetojnë më mirë?

Dhe këtu, historia e atij të riu plot ëndrra që u plak duke pritur e shpresuar në realizimin e ënrrave të tij, merr një kuptim tjetër. Ai e kaloi jetën duke pritur përsosmërinë. Një brez i tërë rrezikon ta kalojë rininë duke pritur një Shqipëri ku të mund të jetojë me dinjitet.

Ai ndërtoi një shurrtore dhe shkroi: «PSHURRNI NË FATIN TIM!»

Po sikur një ditë, në vend të tij, të jetë vetë një brez i tërë që do të ketë dëshirë t’i drejtohet fatit të vet, vendit të vet, me të njëjtën britmë të hidhur : «PSHURRNI NË FATIN TONË!»

Jo sepse rinia shqiptare nuk ka ëndrra. Përkundrazi, sepse ka ende shumë ëndrra, por nuk dëshiron t’i shohë të gjitha të mbeten në letër, në valixhe apo në fotografitë e një vendi që e kujton nga larg.

Kjo britmë nuk duhet të jetë një profeci, por një paralajmërim. Një kambanë që duhet të zgjojë ndërgjegjen e atyre që qeverisin, të atyre që kanë përgjegjësi publike dhe të gjithë shoqërisë. Sepse është ende koha që zemërimi të shndërrohet në kërkesë për reforma, që protesta të mbetet një mjet demokratik dhe që institucionet të japin përgjigje me vepra, jo vetëm me fjalë.

Një vend nuk mund të ndërtohet mbi frikën, klientelizmin, privilegjet dhe heshtjen. Ai ka nevojë për institucione të pavarura, drejtësi të barabartë, arsim cilësor, ekonomi që krijon mundësi dhe një pushtet që e kupton se mandati nuk është pronë, por përgjegjësi.

Një komb nuk mund ta quajë të ardhme humbjen e brezave të vet. Dhe Evropa nuk duhet të jetë vetëm një ëndërr për t’u ndjekur përtej kufirit; ajo duhet të jetë, para së gjithash, një mënyrë jetese me dinjitet, drejtësi dhe mundësi, që njeriu të ketë dëshirë ta përjetojë edhe në vendin ku ka lindur.

Sepse një njeri e humbi jetën duke pritur përsosmërinë. Një brez nuk duhet ta humbasë rininë duke pritur drejtësinë. Dhe një vend nuk duhet ta humbasë të ardhmen duke i detyruar bijtë e vet ta kërkojnë atë gjetkë.

Përsosmëria: një horizont që largohet.

Kjo histori, sado e pazakontë të duket, nuk rrëfen vetëm fatin e një njeriu. Ajo prek një plagë të heshtur të natyrës sonë njerëzore: prirjen për ta shtyrë lumturinë gjithmonë pak më larg, drejt një të ardhmeje që e përfytyrojmë të përsosur, ku çdo gjë do të jetë në vendin e vet dhe asgjë nuk do të na mungojë.

Ne jetojmë në një kohë kur të rinjtë i kushtojnë vite të tëra dijes, studimeve dhe formimit të tyre. Kjo është e bukur dhe e domosdoshme. Dija i hap mendjes dritare të reja, i jep shpirtit krahë dhe njeriut mundësinë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. Por, kur mbarojnë studimet, nis një tjetër udhëtim: kërkimi i punës, rendja pas parasë, dëshira për një shtëpi më të madhe, për një makinë më të bukur, për më shumë luks e pasuri.

Dhe, dalëngadalë, pa e kuptuar, ajo që duhej të ishte një mjet për të jetuar më mirë shndërrohet në vetë qëllimin e jetës.

I themi vetes se do të jemi të lumtur kur të gjejmë punën e ëndrrave, kur të blejmë shtëpinë që kemi përfytyruar, kur të takojmë dashurinë e jetës, kur të kemi para të mjaftueshme, kur të arrijmë suksesin që dëshirojmë. Gjithmonë ka një shkallë tjetër për të ngjitur, një ëndërr tjetër për të përmbushur, një majë tjetër që na pret përtej horizontit.

Por, ndërsa sytë tanë mbeten të drejtuar nga largësia, jeta kalon pranë nesh, me hapa të lehtë, pothuajse të padëgjueshëm.

Pranvera vjen e ikën. Lulet çelin dhe vyshken. Fëmijët rriten, prindërit thinjen, miqtë largohen, dashuritë ndryshojnë. Një ditë kuptojmë se disa nga çastet më të bukura të jetës kanë kaluar pa na pyetur nëse ishim gati t’i jetonim.

Përsosmëria, ndoshta, nuk është një vend ku mbërrijmë, por një horizont që na fton të ecim. Sa më shumë i afrohemi, aq më shumë largohet. Ajo mund të jetë një ideal, një yll udhërrëfyes në qiellin e dëshirave tona, por jo një strehë tokësore ku mund të pushojmë përgjithmonë.

Ndoshta banon diku lart, në atë hapësirë hyjnore ku mendja njerëzore kërkon të mirën absolute. Por këtu, në botën tonë të brishtë, gjithçka është e përzier me dritë e hije: dashuria me mallin, gëzimi me dhimbjen, shpresa me zhgënjimin. Dhe pikërisht kjo papërsosmëri i jep jetës fytyrën e saj njerëzore.

Sepse një shtëpi nuk ka nevojë të jetë pallat për të qenë një vatër lumturie. Ndonjëherë mjafton një dritare e hapur nga ku hyn dielli i mëngjesit, një perde e bardhë që lëkundet nga puhiza, një tryezë e thjeshtë ku mblidhen njerëzit e dashur dhe një zë që të pyet me ëmbëlsi: «Si të shkoi dita?»

Nuk duhet një kopsht mbretëror për të ndier bukurinë e pranverës. Mjafton një trëndafil që çel pranë pragut, aroma e dheut pas shiut, kënga e një zogu në degët e blirit. Nuk duhet një pasuri e madhe për të qenë i lumtur. Ndonjëherë, një kafe e ndarë me mikun e vjetër, një shëtitje dorë për dore në një rrugicë të qetë, një përqafim në mbrëmjen e ftohtë apo një buzëqeshje e papritur vlejnë më shumë se thesaret që nuk dimë si t’i shijojmë.

Dashuria, gjithashtu, nuk ka nevojë të jetë e përsosur. Ajo nuk matet me madhështinë e dhuratave, as me fjalët e bukura që thuhen në ditët e festës. Ndonjëherë ajo fshihet në një vështrim që të kupton pa folur, në një dorë që kërkon dorën tënde në heshtje, në një pritje pranë dritares, në një «u ktheve?» që mbart brenda gjithë mallin e botës.

Sa herë i kemi kaluar pranë këto mrekulli të vogla, pa ua hedhur sytë, sepse mendja jonë ishte diku larg, duke ndërtuar një të ardhme pa të meta?

Të luftosh banalitetin pa anashkaluar jetën.

Të kërkosh përsosmërinë nuk është gabim. Përkundrazi, është një nga ato ëndrra fisnike që e bëjnë njeriun të ngrihet mbi vetveten. Dëshira për të mësuar, për t’u përmirësuar, për të krijuar diçka të bukur dhe për të mos u pajtuar me mediokritetin është një forcë që i jep kuptim përpjekjes njerëzore.

Njeriu që ëndërron nuk kënaqet me errësirën kur mund të ndezë një kandil. Nuk pranon të mbetet në vend kur përpara tij hapen udhë të reja. Ai kërkon më shumë dritë, më shumë dije, më shumë drejtësi e më shumë bukuri. Në këtë kuptim, të synosh përsosmërinë do të thotë të mos pajtohesh me banalitetin e jetës, por të përpiqesh ta ngresh atë pak më lart.

Megjithatë, ekziston një kufi i hollë mes ëndrrës që na jep krahë dhe ëndrrës që na i lidh këmbët.

Ambicia është një erë e mirë kur fryn në velat e udhëtimit tonë; por, kur bëhet stuhi dhe na largon nga brigjet e jetës, ajo mund të na humbasë në një det pa fund.

Nuk duhet të presim të kemi gjithçka për të shijuar atë që kemi, jetën. Nuk duhet të presim shtëpinë ideale për të ftuar miqtë, dashurinë e përsosur për të dhënë dashuri, pasurinë e madhe për të qenë bujarë apo suksesin e plotë për të ndier se jeta jonë ka vlerë.

Sepse koha nuk ndalet për të na pritur. Ajo ecën si një lumë që nuk kthehet kurrë në burim. Ndërsa ne ndërtojmë kështjella për të nesërmen, ajo merr me vete çastet e sotme. Dhe, kur kthejmë kokën pas, ndonjëherë kuptojmë se kemi kaluar gjithë ekzistencën duke u munduar të ndërtojmë jetën që dëshironim të jetonim.

Madje, nganjëherë, edhe një popull mund të bjerë në të njëjtin kurth. I premtohet një e ardhme e ndritur, një horizont i largët, një vit i artë që do të sjellë mirëqenien e shumëpritur. Flitet për Shqipërinë e vitit 2030, për vendin që duam të ndërtojmë nesër, për ëndrrën e një shoqërie më të zhvilluar. Dhe është e drejtë të kemi një vizion për të ardhmen. Por, ndërsa shohim drejt vitit 2030, a nuk duhet të pyesim edhe çfarë po ndodh me Shqipërinë e sotme? Me njeriun që jeton sot, me familjen që mezi përballon muajin, me të riun që kërkon një mundësi, me të moshuarin që pret një ditë më të qetë?

Nuk mund ta ndërtojmë të ardhmen duke harruar të tashmen. Ashtu siç nuk mund të ndërtojmë një jetë të lumtur duke e shtyrë lumturinë nga një ditë në tjetrën.

E ardhmja është një premtim, por e tashmja është dhurata që kemi në duar. E ardhmja është ëndrra, ndërsa e tashmja është realiteti ku jetojmë.

Jeta nuk është një projekt që duhet përfunduar.

Sekreti nuk qëndron te heqja dorë nga ëndrrat, por te arti për t’i ndjekur ato pa humbur rrugës vetveten.

Le të ëndërrojmë për një shtëpi më të bukur, por të mos harrojmë të gëzohemi në shtëpinë ku jetojmë. Le të kërkojmë një punë më të mirë, por të mos e humbasim dinjitetin dhe buzëqeshjen në punën që na mban sot. Le të dëshirojmë një dashuri të madhe, por të mos i mbyllim dyert përpara një ndjenje të sinqertë që mund të na trokasë papritur, në një ditë të zakonshme, kur nuk e presim.

Le të synojmë më të mirën, por pa e përbuzur të zakonshmen. Të jemi mirënjohës për atë që kemi, pa hequr dorë nga ajo që ëndërrojmë. Të ecim përpara me sytë nga yjet, por me këmbët fort mbi tokë.

Sepse jeta nuk është një provim ku duhet të marrim notën dhjetë përpara se të kemi të drejtë të jemi të lumtur. Ajo është një udhëtim me kthesa e udhëkryqe, me takime që na ndryshojnë dhe ndarje që na mësojnë, me gabime që na bëjnë më të urtë, me humbje që na lënë mall dhe me gëzime që vijnë atëherë kur më pak i presim.

Ndonjëherë, një pengesë që na duket si fundi i rrugës bëhet fillimi i një udhëtimi të ri. Një dështim na mëson të shohim më me dashuri atë që kemi. Një dashuri që nuk zgjat përgjithmonë mund të na lërë kujtime që nuk i fshin as koha. Dhe një ditë e zakonshme, që në çastin kur e jetojmë nuk na duket e veçantë, mund të bëhet më vonë një nga kujtimet më të shtrenjta të jetës sonë.

Prandaj, le ta jetojmë jetën ashtu siç na vjen, me të mirat e të papriturat e saj, pa hequr dorë nga përpjekja për ta bërë më të bukur.

Të mos presim deri nesër për të dashur, për të qeshur, për të udhëtuar, për të falur e për të ndërtuar miqësi. Të mos e ruajmë dashurinë për një ditë të përsosur, sepse ndoshta ajo ditë nuk do të vijë. Të mos e shtyjmë një shëtitje me njeriun e dashur, një vizitë te prindërit, një bisedë me mikun e vjetër apo një përqafim që e kemi lënë pezull.

Nganjëherë, e nesërmja është larg, shumë larg. E nganjëherë, për fat të keq, ajo nuk vjen kurrë.

Le ta kërkojmë përsosmërinë në atë që bëjmë, por të mos ia kushtojmë asaj çmimin e jetës që po kalon. Le të ndërtojmë, të krijojmë, të përpiqemi e të ëndërrojmë, por të mos harrojmë të ndalemi herë pas here për të parë lulet që çelin buzë rrugës sonë.

Sepse, në fund, nuk do të ketë shumë rëndësi sa e madhe ishte shtëpia që ndërtuam, sa para grumbulluam apo sa lart u ngjitëm në shkallët e suksesit. Ndoshta do të na mungojnë më shumë ato mbrëmje të thjeshta kur dikush na priste, ato mëngjese kur dëgjonim zërin e një njeriu të dashur, ato shëtitje pa ndonjë qëllim të madh, por me zemrën plot.

Dhe ndoshta, kur të vijë çasti për të parë pas në udhën e jetës, pyetjet më të rëndësishme nuk do të jenë sa arritëm, por sa jetuam. A jetuam? A deshëm? A qeshëm? A ditëm të falnim? A e shijuam bukurinë e ditëve që na u dhanë? A lamë pas dikë që na kujton me mall e dashuri?

Nëse përgjigjja është po, atëherë, pavarësisht ëndrrave të pambërritura dhe papërsosmërive tona, ndoshta kemi arritur diçka shumë më të çmuar se përsosmëria: kemi jetuar një jetë njerëzore, me gjithë dritën, hijet, dashuritë dhe brishtësinë e saj.

Dhe kjo, në fund të fundit, është një përsosmëri më vete.

Mos e shty lumturinë për ditën kur gjithçka të jetë në vendin e vet. Sepse jeta nuk pret të bëhet e përsosur për të qenë e bukur. Ajo po ndodh sot, në këtë çast, në këtë frymëmarrje. Dhe pikërisht këtu duhet ta takojmë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.