Lenon Osmani nominohet për çmimin “Personalitetet e Vitit” në Austri

E martë, 17 Nëntor, 2026

Lenon Osmani, një i ri me origjinë shqiptare që studion Informatikë në Universitetin Teknik të Grazit (TU Graz), është ndër të nominuarit për çmimin prestigjioz austriak “Köpfe des Jahres” (Personalitetet e Vitit), të organizuar nga gazeta “Kleine Zeitung”.

Osmani është përzgjedhur në kategorinë “Newcomer”, në vlerësim të punës dhe ideve të tij inovative në fushën e teknologjisë, përmes krijimit të video-lojës “Qwick”.

Nominimi përbën një vlerësim të rëndësishëm për të riun shqiptar dhe rrugëtimin e tij akademik e krijues në Austri. Ai është gjithashtu një mundësi për të bërë të njohur kontributin dhe potencialin e të rinjve shqiptarë në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.

Votimi për çmimin “Köpfe des Jahres” është i hapur deri më 8 dhjetor 2026. Shqiptarët në Austri, Kosovë dhe në vende të tjera të botës mund të votojnë për Lenon Osmanin, duke mbështetur kandidaturën e tij.

Si të votoni?

Votimi kryhet në faqen zyrtare të gazetës “Kleine Zeitung”:

https://koepfe.kleinezeitung.at/voting/steiermark

Duhet të përzgjidhni rajonin “Graz und Umgebung”, më pas kategorinë “Newcomer” dhe emrin “Maximilian Wlasak und Lenon Osmani”. Pas klikimit te “Jetzt abstimmen”, do të merrni një email për konfirmimin e votës.

Vota bëhet e vlefshme vetëm pasi të klikoni linkun e konfirmimit në email. Çdo person mund të votojë një herë në ditë deri më 8 dhjetor 2026.

Mbështetja për Lenon Osmanin është një mundësi për komunitetin shqiptar që të jetë pranë një të riu që po prezanton idetë dhe krijimtarinë e tij në një nga platformat e vlerësimit të talenteve në Austri.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.