Diaspora shqiptare në Zvicër ka tani një libër që i përgjigjet në gjuhën amtare pyetjeve të saj juridike. “E Drejta Zvicerane në 1000 Pyetje-Përgjigje” është libri i katërt i Lirim Begzatit. Juristi me origjinë nga Gostivari jeton dhe punon prej më shumë se tri dekadash në Zvicër.
Lirim Begzati
“Ky libër lindi nga pyetjet që më janë bërë më shpesh gjatë kësaj pune”, shpjegon autori, “Nga një nevojë e përditshme: shumë shqiptarë e kanë të vështirë të orientohen në sistemin juridik zviceran, sidomos kur shkresat zyrtare vijnë në frëngjisht apo gjermanisht”.
Në 336 faqe, autori u përgjigjet qartë dhe thjesht 1000 pyetjeve më të shpeshta: lejet e punës dhe të qëndrimit, shtetësia, e drejta e punës, banimi dhe prona, sigurimet shoqërore dhe pensioni, familja, martesa dhe divorci, përmbarimi, tatimet, trashëgimia, procedurat administrative dhe të drejtat e njeriut.
Përmbajtja është e ndarë në 18 kapituj dhe shoqërohet me një indeks prej mbi 300 fjalësh kyçe. Termat juridikë jepen edhe në frëngjisht e gjermanisht, në mënyrë që lexuesi t’i njohë kur i ndesh në jetën e përditshme. Lirim Begzati ka punuar afro dy dekada si jurist në administratën kantonale dhe që nga viti 2016 drejton Zyrën Juridike Begzati në Neuchâtel.
Libri u vjen në ndihmë shqiptarëve të Zvicrës për të kuptuar të drejtat dhe detyrimet e tyre, në gjuhën amtare.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.