Me mesazhin “Të sjellim shtetin më pranë qytetarit”, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, njoftoi nisjen e një procesi të ri për vlerësimin e shërbimeve konsullore direkt nga vetë qytetarët.
Nga sot, në çdo pikë ku ofrohen shërbime konsullore — përfshirë sportelet e veprimeve, sallat e pritjes në Ministri, përfaqësitë diplomatike dhe konsullatat shqiptare në botë — do të vendoset një QR Code. Përmes skanimit të tij, bashkatdhetarët do të mund të plotësojnë menjëherë një formular online për vlerësimin e shërbimit të marrë.
“Me një skanim të thjeshtë, qytetarët do të mund të na japin përshtypjet e tyre për shërbimin, të evidentojnë problemet apo vërejtjet e tyre dhe, mbi të gjitha, të na thonë se çfarë mund të bëjmë ndryshe, më mirë dhe më shpejt”, u shpreh Ministri Hoxha në një videomesazh drejtuar publikut.
Sipas kryediplomatit shqiptar, ky sistem i ri me QR Code shërben si një derë e hapur komunikimi mes qytetarëve në diasporë dhe institucioneve shtetërore.
“Mesazhi ynë është i thjeshtë: na tregoni çfarë nuk funksionon, na sugjeroni çfarë mund të përmirësojmë dhe ne do të punojmë për ta bërë më mirë. Sepse shërbimi konsullor nuk është thjesht një procedurë administrative. Është një pikë kontakti mes shtetit dhe qytetarit. Dhe në atë pikë kontakti, shteti duhet të jetë i shpejtë, i thjeshtë, i aksesueshëm, profesional dhe i përgjegjshëm”, theksoi Hoxha.
Initiativa synon të rrisë llogaridhënien dhe të shkurtojë kohën e marrjes së shërbimeve për miliona shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.