Komuniteti shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mblidhet këtë të shtunë, më 12 shtator 2026, në një protestë paqësore solidariteti me moton “Liri për Çlirimtarët!” (International Day of Action).
TUBIMI ka për qëllim mbështetjen e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – të cilët po mbahen në Hagë që prej nëntorit të vitit 2020, ndërsa vendimi përfundimtar pritet të jepet më 16 shtator.
Aktiviteti organizohet me mbështetjen e veprimtarit të njohur të komunitetit, Mark Gjonaj, si dhe veprimtarëve Gani Shehu dhe Adrian Grajcevci. Organizatorët ftojnë të gjithë bashkatdhetarët të bashkohen familjarisht në këtë tubim paqësor për të kërkuar liri, drejtësi dhe dinjitet.
Detajet e aktivitetit:
Data: E shtunë, 12 shtator 2026
Ora: 09:30 (Arrival) | 10:00 (Nisja e programit) | 12:00 (Mbyllja)
Vendi: “Gjergj Kastrioti Skenderbeu Way” (Adams Place, midis Crescent Ave & E 183rd St), Bronx, Nju Jork.
Pjesëmarrësit ftohen të marrin me vete flamujt kombëtarë shqiptarë, të Kosovës dhe atë amerikan, si dhe pankarta mbështetëse, duke iu bashkuar kështu zërit të diasporës shqiptare në Evropë dhe Amerikën e Veriut gjatë kësaj jave të mobilizimit ndërkombëtar.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.