Çfarë fshihet pas gjithë “Revolucionit Flamingo dhe Shqipëria e Re”…

E martë, 17 Nëntor, 2026

Nga Aleksander Rena
Para ca kohësh kam deklaruar se kjo loja e “Revolucionit” është lojë midis Elitës Politike dhe Soros. E thënë ndryshe; luftë midis dy bushtrave që kanë mbajt peng Shqipërinë këto 36 vjet.
Soros në një krah nuk do që të vazhdojë më me klasën e vjetër të mos bindur ndaj planeve të tij për ogurzeza ndaj Shqipërisë. Në krahun tjetër Elita postkomuniste është bërë aq e fuqishme saqë nuk i’a ka më nevojën Sorosit për të shkatërru vendin sepse e shkatërrojnë vetë me mafian dhe nepotizmin që kanë krijuar rreth vetes.
Siç u përfolën të dyja lëvizjet ndodhën, si ajo e Ramës në Pogradec ku shpalosi axhendën e qeverisjes së tij nën logon “Besa” dhe në krahun tjetër Alex Soros do sillte anijen Flotilja të mbushur me ekstremistë që mbrojnë linjën e idologjisë Komuniste që nga Palestina, në Europë e deri në Zvërnec. Një anije e mbushur me trushplarë, të cilët të mirë paguar, do ju bashkohen të mirë paguarve në krye të “Revolucionit Flamingo dhe Shqipëria e Re” në Tiranë. Një tuf Sorosjanësh nga të katër anët e botës, do ju bashkohen Sorosianëve të Revolucionit, për të rrëzuar po disa Sorosianë të tjerë që nuk i’u binden më urdhërave të familjes Soros.
Është kërkuar që Shqipëria të futet 100% nën kthetrat e familjes Soros, duke krijuar një elitë të re komunistësh “Ideologji Majtiste”, ku më pas Shqipëria t’i shitet në ankand çdokujt që paguan aq sa do Alex Soros. Kjo është ajo çfarë kërkohet dhe askush nuk e rruan për hallet, problemet, pronat, apo shitjen e disa zonave të Shqipërisë. Lufta po bëhet kush mund t’a shesë sa më shumë dhe sa më shpejt Shqipërinë nga këto dy krahet.
Po a e kuptojnë Shqiptarët këtë gjë?
Unë them jo. 65% janë në gjumë historik dhe që shkojnë nga fryn era në sipërfaqe. 20% janë të shitur si ekstremistë të së majtës radikale Europiane prej andej ku vjen dhe Soros. 10% janë pjesë e mbështetjes së Elitës PD-PS në interesat e tyre meskine. 5% janë ata të papërlyer (si puna ime) që bëjnë luftë me 95% të pjesës tjetër. E vetmja gjë që mund të shpëtoj Shqipërinë në këtë pikë është vetëm Amerika dhe nëse ka akoma në krye të “Revolucionit” ndonjë të pashitur ende (gjë që kjo e fundit zor të besohet), ndryshe i’a pimë lëngun Shqipërisë dhe shumë shpejt mund të themi: Na ishte dikur Shqipëria në hart.
Ky vend kaq i bukur i krijuar nga Zoti, por i shkatërruar po vetë nga Shqiptarët e shitur gjithandej!
New York USA – 25/8/2026

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.