Regjistrimet për vitin e ri shkollor në Shkollën Shqipe “28 Nëntori” në Manchester kanë nisur, duke u ofruar fëmijëve shqiptarë në diasporë mundësinë të mësojnë gjuhën shqipe dhe të ruajnë lidhjen me kulturën dhe traditat e origjinës.
Shkolla, e cila është e regjistruar edhe në listën e shkollave shqipe të Qendrës së Botimeve për Diasporën, zhvillon aktivitetin në dy degë, në veri dhe në jug të Manchesterit.
Programi mësimor përfshin gjuhën shqipe, kulturën, traditat, këngët dhe vallet shqiptare, duke synuar që fëmijët të zhvillojnë njohuritë gjuhësore, por edhe të ruajnë identitetin dhe lidhjen me rrënjët e tyre.
Me një staf të përkushtuar dhe të kualifikuar, shkolla synon të krijojë një mjedis ku fëmijët mësojnë shqip, zhvillohen dhe ndihen krenarë për prejardhjen e tyre. Shkolla “28 Nëntori” u hap në Manchester në nëntor 2024 dhe vijon të zgjerojë aktivitetin e saj në komunitetin shqiptar.
Viti i ri shkollor 2026–2027 nis më 26 shtator, ndërsa prindërit ftohen të regjistrojnë fëmijët në njërën prej dy degëve të shkollës.
📍 Dega e Jugut & Dega e Veriut – Manchester
📅 Fillimi i vitit shkollor: 26 shtator 2026
📞 07491 717000
📩 [email protected]

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.